Flash

Video/ Milan, poker tronditës ndaj Lazios: kuqezinjtë në gjysëmfinale, do të jetë derbi me Interin

Lapsi.al 9 February 2022
Video/ Milan, poker tronditës ndaj Lazios: kuqezinjtë në

Milani ka mposhtur Lazion me rezultatin 4-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e kompeticionit ku do të përballet me Interin në një tjetër derbi. Ndeshje pa histori në San Siro e zhbllokuar nga Rafael Leao në minutën e 24, me një diagonale me të majtën që befasoi Reinën. Lazio e Sarrit nuk reagoi dhe Milani përfitoi që në pjesën e parë për të mbyllur llogaritë me dygolëshin e Giroud në minutat 41 dhe 46. Pokerin e fiksoi më pas Kessie.

Milani shembi Lazion 4-0 dhe prezantohet përballë Interit në gjysmëfinale. Një tjetër ballë për ballë e gjitha për t'u shijuar - ose më mirë dy, pasi gjysmëfinalet bazohen në ndeshjet në shtëpi dhe jashtë fushe - pas ndërqytetases spektakolare në kampionat. Praktikisht nuk pati asnjëherë ndeshje në San Siro. Golat u nënshkruan nga Leao dhe Giroud (dygolësh) në pjesën e parë dhe nga Kessie në pjesën e dytë. Një Lazio që nuk njihej, në krahasim me fitoren emocionuese në Firenze, nuk la gjurmë në San Siro: të besuarit e Sarrit konfirmohen si një skuadër plot ulje e ngritje. Shqetësimi i vetëm i Piolit është se Tonali u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e parë derbi të gjysëmfinales.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI