Flash

Icardi tregon të fshehtën e zhdukjes nga rrjetet sociale: “Ika për një bast të humbur, asnjë krizë me Wandan”

Lapsi.al 9 February 2022
Icardi tregon të fshehtën e zhdukjes nga rrjetet sociale: “Ika

Humbi një bast të luajtur në shtëpi në poker dhe për këtë arsye për disa kohë Mauro Icardi u zhduk nga Instagrami duke fshirë llogarinë e tij. Sulmuesi i PSG-së ka treguar versionin e tij të ngjarjeve, menjëherë sapo është rikthyer në rrjetin e njohur social: "Natën e mirë të gjithëve, u ktheva. Doja të falënderoja ata që më treguan se më duan me mbështetjen dhe mesazhet e shumta. Gjithashtu doja të qeshja pak me disa versione qesharake të nxjerra në dritë nga njerëz të këqij. Por e mbylla profilin tim për një bast të vendosur duke luajtur poker në shtëpi, të cilin e humba. I adhurova versionet e ndryshme, por në realitet po jetojmë një moment shumë të mirë. Jemi të dashuruar, më shumë se kurrë, përveç se disa shpikin versione të ndryshme sipas dëshirës së tyre”.

Fjalë që iu referohen gazetarëve argjentinas, të cilët kanë filluar të flasin për një krizë me Wandën që kur ai u zhduk nga rrjetet sociale. Një krizë që sulmuesi e mohon duke theksuar se gjithçka ka nisur për një lojë. Një nga tekat e zakonshme teatrale të një prej çifteve më të përfolur dhe social në planetin e futbollit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI