Flash

Juventus vendos kushte për pagën: Dybala gati të negociojë, por De Ligt nuk pranon

Lapsi.al 10 February 2022
Juventus vendos kushte për pagën: Dybala gati të negociojë,

Deri në fund të muajit, Juve kërkon qartësi: nëse Dybala dëshiron të rinovojë dhe të qëndrojë, dyert janë të hapura, por klubi dikton rregullat e pagesës. E përkthyer: rroga nuk mund të ndryshojë nga ajo që i është paguar Vlahovicit (rreth 7 milionë euro), mund të diskutohen bonuset por asgjë nuk ka lidhje me kërkesat e bëra në atë kohë nga menaxheri i argjentinasit. Lajmi, le ta themi kështu, është se tani Dybala - përtej kontakteve që ka pasur me klubet e tjera - është gati të kthehet për të negociuar. Pasi largoi zemërimin e fillimit të vitit, numri 10 i Juventusit ka përmirësuar raportin me ambjentin dhe përpara se të mendojë realisht ndarjen në fund të vitit, ai i ka dhënë një mandat menaxherit të tij që të tentojë të thurë fijet e një marrëveshje të re.

Por pikërisht për shkak se tema qendrore është ajo e pagës, fokusi është i destinuar të kalojë së shpejti te De Ligt, i cili me pjesën fikse prej 8 milionësh plus 4 bonuse (lehtësisht të arritshme) është lojtari më i paguar në skuadër. Një angazhim që shkon përtej planeve të vendosura nga drejtuesit e Juventusit, të gatshëm për të negociuar shitjen e holandezit, i cili tashmë ka vendosur të ndryshojë ekip në fund të sezonit, i lajkatur nga interesimi i Barcelonës dhe Chelsea. E pikërisht në Londër, te blutë, mund të gjendet lojtari i thirrur për të zëvendësuar De Ligt, pikërisht Antonio Rudiger.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI