Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Rriten akoma shpenzimet e Psg: përtej 600 milionë euro rroga, por asnjë sanksion”

Lapsi.al 10 February 2022
Rriten akoma shpenzimet e Psg: përtej 600 milionë euro rroga, por

PSG shpenzon rreth 629 milionë euro për pagat këtë sezon. Një shifër në rritje të fortë, e nxitur nga pagat firmat me parametër zero të Messit, Donnarummas, Ëijnaldum dhe Sergio Ramos dhe që tregon një prirje rritëse të kundërshtuar nga shumë palë. Rritja, në krahasim me vitin 2021, është rreth 124 milionë, pavarësisht fushatës së shkurtimeve të zbatuara prej disa kohësh, por edhe me shifra jashtë merkatos dhe kohëve që po jetohen, PSG nuk rrezikon sanksione të paktën në Francë.

Për të hedhur dritë mbi situatën ka menduar gazeta franceze L'Equipe, e cila bëri llogaritë në xhepin e klubit në pronësi të Katarit, duke raportuar një ndikim të rëndësishëm të të ardhurve të rinj, me kosto zero në nivel kartoni, por me rroga të rënda, në një buxheti tashmë në krizë.

Shifrat e raportuara nga gazeta janë kundërshtuar nga Al Khelaifi, por pavarësisht shifrave që duhet marrë realisht në konsideratë, konstante është se pagat totale të PSG-së janë në rritje të fortë, qofshin 80 milionë si pretendohet nga pronari apo 124 siç raporton gazeta. E gjithë kjo kundrejt një rënie të thellë të të ardhurave për shkak të problemeve të lidhura me pandeminë.

Problemi, nëse ka një të tillë, për PSG janë shitjet. Shoqëria ka nisur prej disa kohësh një politikë shkurtimesh, të cilave do të dëshironte t'i shtonte një sërë shitjesh të shkëlqyera për të lehtësuar shumën e pagave, por asnjë nga emrat e mëdhenj me një valixhe në dorë nuk ka lëvizur, pengje të çeqeve të tyre të arta. Nga Icardi te Di Maria, deri te Herrera dhe Paredes, për të gjithë një shitje do të ishte e imagjinueshme, por në fakt vështirë se e mundur në praktikë.

Në çdo rast, edhe me shifra përtej çdo logjike, përsëri sipas L'Equipe, PSG nuk rrezikon sanksione në Francë dhe ndoshta as në Evropë ku UEFA ka lehtësuar dorën e Fair Play-t Financiar pas Covid.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI