Flash

Menaxheri i Botman në San Siro: takimi vendimtar me drejtuesit e Milan

Lapsi.al 10 February 2022
Menaxheri i Botman në San Siro: takimi vendimtar me drejtuesit e Milan

Pasi e kanë ndjekur për një kohë të gjatë në merkaton e janarit, Maldini dhe Massara nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga pista që të çon te Sven Botman, i cili për verën e ardhshme mbetet objektivi kryesor i Milanit për të përforcuar mbrojtjen. Marrëveshja me qendërmbrojtësin holandez të datëlindjes 2000 të Lille, që do ta vlerësonte shumë ardhjen te kuqezinjtë, duket se është shumë pranë, aq sa menaxheri i tij, Nikkie Bruinenberg, ishte i pranishëm dje në San Siro për të ndjekur ndeshjen me Lazion dhe sot ai duhet të takohet me drejtuesit e kuqezinjve për drekë.

Marrëveshja me lojtarin për qershorin mund të jetë e afërt, më pas kuqezinjtë do të duhet të negociojnë me klubin francez, me të cilin marrëdhëniet janë të shkëlqyera, por që në janar refuzuan një ofertë prej 40 milionësh nga Neëcastle. Hapi i parë, megjithatë, është takimi me menaxherin e mbrojtësit dhe Milani tashmë po lëviz drejt tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI