Flash

Video/ Te penalltitë iu dridhën këmbët, 5 të humbura: Laçi eleminon Egnatian në "ruletën ruse"

Lapsi.al 10 February 2022
Video/ Te penalltitë iu dridhën këmbët, 5 të humbura:

Barazimi në ndeshjen e parë vërtetë kishte lënë gjithcka hapur, por askush nuk e priste që Laçit t'i duheshin 120 minuta plus penalltitë për të kaluar Egnatian, duke u kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, pas 0-0 në kohën e rregullt e atë shtesë.

Rrogozhinasit e Ramadanit nuk donin të hiqnin dorë nga trofeu dhe i provuan shanset e tyre, duke treguar një soliditet, që në fakt Egnatia e javëve të fundi ka nisur ta bëjë rregullisht. Sfida ishte emocionuese me Laçin që ishte ekipi që arriti të krijonte më shumë raste gjatë sfidës, përballë një Egnatia që dinte të mbrohej mirë. Josa kishte përdorur titullarët e tij, ashtu si kishte bërë të ditur që në fillim, por askush nuk arriti të kalonte Pujën, pas kohës së rregullt e atë shtesë.

Në fund, penalltitë, që shumë shpesh janë edhe fat, sqaruan skuadrën që do ti bashkohet Teutës e Vllaznisë në gjysëmfinale. Në fakt, lodhja e 120 minutave intensive e me përgjegjësi i bënë lojtarët t'i dridheshin këmbët, duke gabuar pesë ekzekutime, tre për Egnatian Lila, Xhekson, Magani dhe dy nga Laçi, Velkoski e Mazrekaj. Në fund, penalltia që coi kurbinasit në gjysëmfinale ishte ajo e Deliut, duke e bërë Laçin ekipin e tretë gjysmëfinalist.

PENALLTITË

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI