Flash

Video/ Vlahovic e çon Juventusin në gjysëmfinale: përballë gjejnë Fiorentinën

Lapsi.al 10 February 2022
Video/ Vlahovic e çon Juventusin në gjysëmfinale:

Juventus është gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Italisë. Bardhezinjtë mundën 2-1 Sassuolon dhe tani do të përballen me Fiorentinën. Në sulmin e parë vendasit kaluan në avanatazh, falë një goditje me të majtën nga Dybala (3'). Emilianët zgjohen dhe shtynë përpara duke e vënë në vështirësi Juventusin, duke gjetur barazimin në minutën e 24 me një goditje me të djathtën nga Traores. Në pjesën e dytë skuadra e Allegrit ndryshoi ritëm dhe McKennie e De Ligt u ndalën nga shtylla, përpara se, në minutën e 88, devijimi fatkeq i Tressoldit në goditjen e Vlahovic dënoi jeshilzinjtë.

Misioni i Juventus mund të quhet i kryer: Sassuolo është mposhtur 2-1, por sa shumë lodhje për bardhezinjtë! Me pasojë të dyfishta, të menjëhershme: arritje në gjysmëfinale të kupës së Italisë dhe një përplasje mes Vlahovic dhe Fiorentinës, kundërshtari i radhës në ndeshjet e 2 marsit dhe 20 prillit. Për t'i dhënë Juventusit golin e fitores është pikërisht ish-sulmuesi viola, Vlahovic, i cili mposhti Pegolon në të 88-ën, pas një serie të pabesueshme të rasteve për gol nga Juventus, të bllokuara nga portieri i Sassuolos gjatë gjithë pjesës së dytë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI