Flash

"E nisa si futbollist te Partizani, si trajner dola te Dinamo": Mehmeti luan me dy porta e sqaron nervat e Kallakut

Lapsi.al 10 February 2022
"E nisa si futbollist te Partizani, si trajner dola te Dinamo":

"Për mendimin tim janë kundërshtarë që të imponojnë respekt, është e favorshme se ke dy ndeshje, nuk është si finale dhe nuk kam preferencë të veçantë". Asnjë preferencë për shortin në gjysëmfinale të Kupës, edhe pse me shumë mundësi Dritan Mehmeti kërkon të shijojë kualifikimin e Partizanit të tij, në derbin me Dinamon të vendosur nga një gol i Skukës. Tekniku megjithatë është kërkues dhe i jep një mesazh të qartë sulmuesit: "Duke pasur parasysh që Suka është një lojtar te i cili kam pasur besim, i kam ndryshuar pozicionin dhe nuk ka bërë asgjë ende, duhet të bëjë më tepër. Ka cilësi të mira për të bërë diferencën, duhet të bëjë më tepër, të sinkronizohet dhe do i rriten vlerat sepse ka cilësi".

Një sqarim edhe për nervozizmin e treguar nga Kallaku në momentin e zëvendësimit. Tekniku Mehmeti mundohet të ulë tensionet dhe të ruajë harmoninë në dhomat e zhveshjes e brenda grupit: "Kallaku është djalë fantastik, e kuptoj edhe unë momentin se e kam ndërruar 2-3 herë dhe kjo është arsyeja që në ato situata nuk e pranon ndërrimin. Por kemi marrëdhënie të shkëlqyer, besojmë te forca e grupit. Kallaku, kur të rritet në aspektin fizik, do të rritet goxha edhe skuadra".

Në lidhje me altruizmin e munguar të Skukës, që kishte rastin të mbyllte ndeshjen, por preferoi të mos shërbente për Junior që do ta kishte portën bosh, Mehmeti sqaroi: "Skuka nuk pasoi? Ai është natyrë shumë pozitive, nuk e bën se nuk do t’ia japë shokut. Ua them me bindje këtë, është natyra e tillë, është lojtar i cili me aftësitë e veta shkon deri atje, duhet të kuptojë dhe do të rritet gradualisht. Kam punuar me të goxha dhe duhet ta kuptojnë edhe shokët që nuk e bën me të keq".

Ish-dinamovit apo i kuq, Mehmeti luan me dy porta: "Unë e kam filluar karrierën si futbollist te Partizani deri 17 vjeç, si trajner kam dalë te Dinamo, kam 5 vite të Partizani. Quajeni si të doni, por rëndësi ka që Partizani po ecën para".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI