Flash

Kessie kërkon rrogë të lartë: Bareclona tërhiqet nga gara, Tottenham favorit

Lapsi.al 12 February 2022
Kessie kërkon rrogë të lartë: Bareclona tërhiqet nga

Dukej si një objektiv konkret për merkaton e ardhshëm të transferimeve të Barcelonës, por shifra e nënshkrimit të mundshëm me Kessie i ka trembur katalanasit. Me pak fjalë, mundësia për ta marrë me parametër zero nga korriku i ardhshëm nuk mjaftoi për ta konkretizuar interesimin e Blaugranave. Ai që nuk i trembet rrogës së mesfushorit të Milanit, i cili ka refuzuar një rinovim prej 5 milionë euro në vit, është Tottenhami, i cili sipas raportimeve të Sport, tashmë i ka bërë një ofertë lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

Klubi anglez, tani nën orientimin e Contes dhe Paraticit, është i interesuar seriozisht për një lojtar që do t'i jepte më shumë konkretizim mesfushës së Spurs, që është pasuruar së fundmi edhe nga ardhja e Bentancur. Me Barçën jashtë loje ishte tashmë shumë e parashikueshme që Kessie mund të kalonte në Premier League, pavarësisht sondazheve të Juventusit dhe nuk është mister që ai është një objektiv prioritar i merkatos së ardhshme për londinezët.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI