Flash

"Mercenarë pa disiplinë": tifozët e PSG shpërthejnë zemërimin kundër Messit

Lapsi.al 12 February 2022
"Mercenarë pa disiplinë": tifozët e PSG

PSG ka patur nevojë për të zakonshmin Mbappe, për të dalë nga situata, pothuaj me kohën të përfunduar: në ndeshjen e parë të javës së 24 të Ligue 1, parisienët arritën të merrnin më të mirën ndaj Rennes, vetëm në minutën e 94, falë një blici të yllit francez. Pas një ndeshje që kishte parë publikun e Parc des Princes të kontestonte ashpër ekipin, trajnerin dhe klubin, Pochettino gjithsesi arriti të shkëputet në +16 nga Marseille e vendit të dytë.

Por fitorja e PSG kundër Rennes 1-0 mbeti në hije, sepse në golin e Mbappe tifozët parisien në vend që të festonin, nisën protestën. Ultrasët parisien, padyshim të pakënaqur me nga rendimenti i blerjeve të reja Messi, Hakimi dhe Sergio Ramos, bënë grevë për një pjesë loje gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Rennes. Akuza e drejtuar shoqërisë është se ka ndërtuar një "ekip mercenarësh të paguar shumë e pa disiplinë", siç mund të lexohet në një pankartë të dukshme të shfaqur në Parc des Princes. Këto protesta vijnë katër ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit të PSG, atë kundër Real Madrid në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI