Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Lazio bën tris, por Bolonjën e mposhti Zaccagni: dygolësh e penallti e fituar për Immobilen

Lapsi.al 12 February 2022
Video/ Lazio bën tris, por Bolonjën e mposhti Zaccagni: dygolësh

Pas eliminimit të rëndë në Kupën e Italisë ndaj Milanit, Lazio ngre kokën në kampionat. Në javën e 25 të Serie A, skuadra e Sarrit mposhti 3-0 Bolonjan dhe mban ritmin në zonën e vlefshme për një vend në Europë. Në Olimpico, në pjesën e parë Immobile (13') zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë (faull i Soumaoros kundër Zaccagni), më pas në pjesën e dytë Bardhekaltrit rritën ritmin dhe bënë diferencën falë një dygolëshi të Zaccagnit (53' dhe 63'). ).

Kur Lazio e Maurizio Sarrit luan kështu, ka pak për të bërë për kundërshtarët. Bardhekaltrit likuiduan Bolonjën në pak më shumë se një orë me një rezultat të pastër 3-0 dhe gjejnë fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit me një paraqitje brilante.

Në minutën e 13 të pjesës së parë, një dorë e hapur e Adama Soumaoros në fytyrën e Mattia Zaccagnit i kushtoi kuqebluve një penallti, të cilën Ciro Immobile e transformoi pa hezitim. Reagimi i emilianëve ishte i fortë, por në pjesën e dytë Zaccagni e zgjidhi ndeshjen i vetëm: dy gola në dhjetë minuta - 53 'dhe 63' - dhe Bolonja u shemb në tapet. Skuadra e Sinisha Mihajlovic ka arritur vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit. Për Lazion, megjithatë, disa shqetësime që duhen mbajtur në konsideratë për ndeshjen e ardhshme: dëmtimi i Manuel Lazzari në fund dhe kartonët e verdhë për Luis Alberton dhe Lucas Leivan, të dy të paralajmëruar e që do të humbasin sfidën me Udinesen.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI