Flash

Java e arratisë? Tirana 'tifoze' me Dinamon, kalendari në favor të kryesuesve

Lapsi.al 13 February 2022
Java e arratisë? Tirana 'tifoze' me Dinamon, kalendari në

Kur po bëhet gati të luhet java e 20 e kampionatit, cdo hap fals mund të kushtojë dhe këtë fakt e ka të qartë si Tirana kryesuese ashtu edhe ndjekësit e saj, me Laçin që, në këtë rast, rrezikon më tepër se të gjithë në transfertën e kryeqytetit. Kukësi kërkon të shfrytëzojë javën e 20, që për shkak të mesjavës së Kupës është spostuar të dielën e të hënën, për tiu kthyer vendit të dytë, duke parë impenjimin e vështirë të kurbinasve, që kanë tre pikë më shumë në renditje, 37. Skuadra e Longos është e përqendruar vetëm në kampionat, por nuk mund ta quajë të kaluar pengesën Kastrioti, që vërtetë është i fundit, por me Çelën në pankinë po bën rezultate befasuese.

Vllaznia e Teuta ndahen nga 9 pikë mes tyre, por shkodranët nuk duan të humbasin trenin Europë të kampionatit, duke qenë se në gjysëmfinalet e Kupës gjithcka mund të ndodhë. Kështu, për Brdaric, që ndjen presionin e Partizanit rezultati është shumë më i rëndësishëm se për të besuarit e Arapit, që kërkojnë të rikthejnë lojën në skuadër me sytë pikërisht nga Kupa.

Dinamo është në pozita të vështira, jo vetëm për eleminimin në cerekfinale, por edhe sepse renditja e vë në alarm të përfshirjes në mbijetesë. Kështu, kundër Lacit kërkohet rezultat, me Devollin që debutoi me humbje e nuk dëshiron ti bëjë dy radhazi, në kohën kur përplaset me skuadrën e momentit, por që rrezikon të vuajë sfilitjen e 120 plus penalltive të ndeshjes me Egnatian në Kupë.

Çdo fije shpresë për të shpëtuar sezonin duhet shfrytëzuar edhe nga Partizani, që pasi siguroi katër më të mirat e Kupës kërkon të vihet në ndjekje të vendit të katërt, për momentin 5 pikë larg. Në ndeshjen me të kuqtë, Skënderbeu vjen me tërbimin e eleminimit me polemika nga Teuta dhe me vetëm golavarazhin që e mban mbi zonën e rënies, pikët janë emergjente, për më tepër që luhet në Korcë.

E fundit për javën, zbret në fushë Tirana kryesuese, që do të ketë favorin të njohë rezultatet, përpara se të luajë me Egnatian. Rrogozhinasit janë një kockë e fortë, por vijnë nga lodhja e Kupës, ndërsa bardheblutë kanë shansin më të mirë për të shtuar diferencën me ndjekësit, gjithnjë nëse një dorë ia jep edhe Dinamo…

SUPERIORE, JAVA 20

13/02/22

Kukësi          13 : 45 Kastrioti

Vllaznia        16 : 45 Teuta

14/02/22

Dinamo        16 : 45 Laçi

Skënderbeu 16 : 45 Partizani

Tirana           19 : 45 Egnatia

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI