Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Bullizoi Maguire, në Londër nisin analizat: "Përse në botë Broja nuk mund të jetë titullar te Chelsea?"

Lapsi.al 12 February 2022
Bullizoi Maguire, në Londër nisin analizat: "Përse në

Armando Broja mund të jetë i ri, por ai është 'gjëja' tjetër më e mirë që mund ti ndodhte Chelsea-t që nga koha e Diego Costas dhe klubi ka një plan për rikthimin e tij. Për cfarë arsye në botë Broja nuk mund të jetë titullar për Chelsea? 20-vjeçari shqiptar është një terror absolut për të gjithë ata që i luajnë kundër. Broja, i cili aktualisht është i huazuar te Southampton, u përball sot me Manchester United dhe dominoi plotësisht në sulm. Në kohën kur ishte Che Adams ai që shkroi emrin e tij në tabelën e shënuesve, biseda e të gjithëve ishte rreth Brojës dhe përse ai e meriton vendin në formacionin titullar të Chelsea. Harry Maguire dhe Raphael Varane luftuan për të zbutur fuqinë e shqiptarit. Lojtari që i duhet Chelsea-t para portës, rastësisht është që tani një lojtar i Chelsea! E klubi duhet të përpiqet të mos bëjë të njëjtin gabim që bëri me Tammy Abraham.

Që nga largimi i Didier Drogba, Chelsea ka kërkuar një lojtar të kalibrit të tij. Një njeri për t'i shmangur kundërshtarët me lehtësi. Të shpërthejë rrugën e tij përmes mbrojtjeve dhe të finalizojë. Më afër kësaj, Blues i shkuan me Diego Costan. Mund të jetë e parakohshme për të filluar këtë bisedë, por Armando Broja mund të jetë 'gjëja' tjetër më e mirë për londinezët. Pavarësisht se luajti kundër një prej skuadrave më të mëdha në Angli, kjo nuk e ndaloi Brojën të bullizonte Maguire. 20-vjeçari nuk pranoi t'i shmangej betejës, duke dalë triumfues çdo herë.

Dihet mirë se Thomas Tuchel tashmë ka shumë opsione në listën e tij për sulmin. Ai ka vuajtur për të gjetur grupin e tij më të mirë të lojtarëve vazhdimisht, sepse atyre u mungonte instinkti 'vrasës', por Broja do ta bënte vendimmarrjen e Tuchel shumë më të lehtë. Harrojeni etiketat e çmimeve. Harrojeni faktin që janë paguar shumë para për Romelu Lukakun, Timo Werner dhe Kai Havertz. Ralph Hasenhuttl ka dëshmuar se Broja është 'marrëveshja' e vërtetë dhe Chelsea e ka gratis. Klubi nuk mund të bëjë të njëjtën gjë si me Tammy Abraham: që kur iu bashkua Romës së Jose Mourinhos, Abraham ka shënuar 17 gola. Kjo është një shifër më e lartë se Lukaku dhe Havertz së bashku. Broja aktualisht ka 8 gola për Southampton, që është më shumë se Havertz dhe Werner dhe vetëm një më pak se Lukaku (9).

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI