Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Video/ Tottenham e Conte zyrtarisht në krizë: sukses i Liverpool, del nga zona e rënies Newcastle

Lapsi.al 13 February 2022
Video/ Tottenham e Conte zyrtarisht në krizë: sukses i Liverpool, del

Hapet zyrtarisht kriza për Antonio Conten: Tottenham pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League dhe kalohet në renditje nga Wolverhampton, fitues 2-0 ndaj Spurs. Buzëqesh ndërkohë Liverpool, falë suksesit 1-0 në Burnley dhe tashmë skuadra e Klopp është nëntë pikë larg Manchester City kryesues. Përfundon 1-0 mes Newcastle dhe Aston Villa.

BURNLEY-LIVERPOOL 0-1

Goditje në transfertë për Liverpool në fushën e vështirë të Burnley dhe në këtë mënyrë Reds përpiqen të qëndrojnë në vazhdën e Manchester City, nëntë pikë larg por me një ndeshje më shumë. Fabinho, në minutën e 40, i dha drejtim një ndeshje të bllokuar deri atëherë, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Klopp (që rigjeti treshen titullare Salah-Firmino-Manè pas një kohe të gjatë) administroi dhe mori rezultatin maksimal me minimumin e përpjekjes.

TOTTENHAM-WOLVERHAMPTON 0-2

Është zyrtarisht një krizë për Tottenhamin e Antonio Contes, i cili pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat (nuk i kishte ndodhur që nga kohët e Atalantas në Serie A) dhe u tejkalua në renditje nga Wolverhampton. Nisje shokuese për Spurs që shemben në shtëpi pas vetëm 18 minutash: fillimisht avantazhi i miqve me Jimenez në minutën e 6', më pas dyfishimi i Dendoncker që i preu këmbët Tottenhamit. Conte hodhi në fushë Kulusevskin që pas gjysmë ore loje, por muzika nuk ndryshoi. Në pjesën e dytë, vendasit u hodhën përpara por në mënyrë konfuze, i shkuan pranë golit por rrezikuan edhe të pësojnë golin e tretë: një hap i keq fals për trajnerin italian, i cili duhet të japë maksimumin në dy ndeshjet që ka për të rikuperuar, në krahasim me kundërshtarët.

NEWCASTLE-ASTON VILLA 1-0

Një fitore thelbësore për shpëtimin e Newcastle, që rrëmbeu suksesin e tretë radhazi dhe u largua nga zona e rënies. Skuadra e Howe mposhti lojtarët e Gerrard, që sidoqoftë janë të sigurtë në mesin e tabelës: ishte Trippier ai që e çau bllokimin në minutën e 35, aq sa për të fituar tre pikë të çmuara. Magpies falenderojnë edhe VAR, i cili në minutën e 61 anuloi barazimin momental të miqve.

Premier League England

Burnley 0-1 Liverpool

Newcastle United 1-0 Aston Villa

Tottenham Hotspur 0-2 Wolverhampton Wanderers

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI