Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Ishte qesharak, u frikësova për të": Owen fundos Maguire, pas turpërimit nga Broja

Lapsi.al 13 February 2022
"Ishte qesharak, u frikësova për të": Owen fundos

Një tjetër rezultat zhgënjyes për Manchester United dhe sërish kritika të reja për lojtarët. Sidomos për Harry Maguire tashmë në qendër të kaq shumë polemikave, pas turpërimit që iu bë nga Armando Broja, në sfidën me Southampton. Këtë herë është ish-sulmuesi historik anglez Michael Owen ka folur për mbrojtësin gjatë Premier League Productions siç raportohet nga Metro e Mirror.

"Pata frikë për të në disa raste. Ishte e turpshme", tha Owen duke analizuar disa nga veprimet e Maguire kundër Southampton dhe në veçanti përballë Armando Brojës, ndaj të cilit mbrojtësi i Anglisë bëri edhe një gabim të mundshëm penalltie, që, për fatin e tij, nuk u fishkëllua. "Problemi i vërtetë është mungesa e shpejtësisë dhe shkathtësisë. Nuk ka ritëm dhe kur kundërshtari tenton ta driblojë, si Broja, ke frikë të shohësh se çfarë Maguire do të përpiqet të bëjë. Mendon se ai dëshiron të përpiqet të rregullojë gabimin, por më pas ai përfundon duke rrezikuar të bëjë një gafë edhe më të madhe. E përsëris, e kemi thënë disa herë: mungesa e ritmit është problemi i vërtetë".

Manchester United barazoi 1-1 ndaj Southampton dhe tashmë janë në kuotën e 40 pikëve në tabelë e për Ragnick, pasi ngeli në klasë dy mbrojtësit e krahut Shaw e Wan-Bissaka, tani Broja e bëri që të mendojë edhe zëvendësimin e kapitenit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI