Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Kam frikë se nuk do t’ia dalë": Longo me mendjen te Shkurtaj dhe ndeshja me Laçin

Lapsi.al 13 February 2022
"Kam frikë se nuk do t’ia dalë": Longo me mendjen te

"Jam i lumtur për rezultatin që kemi marrë një ndeshje të tillë. Luanim kundër një rivali që së fundmi kishte pësuar vetëm dy gola dhe kishte marrë 7 pikë ndaj Dinamos, Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës. E vlerësuam maksimalisht dhe e dinim që do të ishte një ndeshje delikate". Diego Longo është i kënaqur me atë që pa në fushë kundër Kastriotit, pavarësisht se mungesa e Pablo De Lukas e kishte detyruar të bënte ndryshime taktike. Gjithësesi, një ide për tu përdorur edhe kundër bardhezinjve: "Rreshtimi me 3 në mbrojtje ndaj Laçit, mund të tjetër një zgjidhje. Lojtarët e bënë këtë mënyrë loje dhe jam i kënaqur, mbi të gjitha jam i kënaqur për Bahtirin, që nuk ka pasur shumë hapësira dhe e tregoi që ka vlera, kjo tregon që të gjithë futbollistët janë gati për të luajtur te Kukësi".

Mungesa e Shkurtaj në këtë ndeshje erdhi në përpjekje që sulmuesi të mos rrrezikonte më shumë, duke qenë se vazhdon të ketë sheqtësime muskulare. Problemi është se sulmuesi mund të mungojë edhe në sfidën direkte për vendin e dytë dhe ky është shqetësimi kryesor për teknikun italian: "Është shumë më mirë tani se kur erdhi. Në stërvitjen e djeshme ndjeu pjesën e kofshës dhe nuk doja ta rrezikoja. Shpresoj që të mos mungojë gjatë dhe ta kemi ndaj Laçit, edhe pse kam frikë dhe nuk besoj se do t’ia dalë" - tha Longo, duke u ndalur edhe në rivalitetin me Tiranën -. "Kjo varet edhe nga Tirana, edhe ata kanë presion, do të luftojmë çdo ndeshje për të marrë pikë. Ata janë të parët me meritë, por ne kemi tjetër kampionat, do të vrapojmë ndeshje pas ndeshje për të marrë maksimumin”, përfundoi Longo.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI