Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

"Duhej të ishim në vendin e parë..." Brdaric i ekzaltuar pas 4-2 spektakolar me Teutën

Lapsi.al 13 February 2022
"Duhej të ishim në vendin e parë..." Brdaric i

“Në përgjithësi trajneri nuk është i kënaqur asnjëherë, por sot isha 85% shumë i kënaqur me këtë ndeshje. Pastaj me 15% jo, për minuta e fundit të pjesës së parë që humbëm kontrollin dhe i lejuam të shënonin lehtësisht". Një analizë e shpejtë e Thomas Brdaric, trajnerit të Vllaznisë, që tani beson se skuadra është kthyer në rrugën e duhur, pavarësisht ndonjë gabimi që është i pranueshëm. Tekniku gjerman madje e ka lëshuar veten në një deklaratë emotive, se të tijtë duhet të ishin në krye të renditjes, pavarësisht se nga Tirana (që ka edhe një ndeshje për të luajtur) e ndajnë 10 pikë: "Nëse gjithçka do të shkonte mirë, duhej të ishim në vendin e parë se jemi skuadra që krijon më shumë raste të rrezikshme në kampionat. Duhet të jemi efektivë, duhet të jemi të përqendruar".

Shkodranët tani janë ngjitur në 33 pikë, për momentin 4 nga Kukësi e Laci, me këtë të fundit që duhet të luajë ende. Mes luhatjeve të kohëve të fundit, Brdaric megjithatë gjen motiv për të qenë i kënaqur: "Mendoj se kemi luajtur ndeshje të forta, por jam i lumtur me sjelljen që kemi pasur. Kemi shënuar dhe na dha besim. Duhet të përmirësohemi çdo herë, mendoj se duhet të shohim shumë gjëra pozitive nga kjo ndeshje. Nuk jemi totalisht perfekt, nuk ka skuadër në botë që nuk bën gabime. Ne jemi Vllaznia, e dimë, duhet të jemi të përqendruar, shoh një skuadër me pasion dhe kjo më bën të lumtur".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI