Flash

Uefa nuk harron mbështetjen e tifozëve në pandemi: 30 mijë bileta falas për finalet e Kupave europiane

Lapsi.al 14 February 2022
Uefa nuk harron mbështetjen e tifozëve në pandemi: 30 mijë

Bileta falas për tifozët e skuadrave që do të kualifikohen në finalet e Kupës së Europës të këtij viti. Kështu ka vendosur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke shpjeguar se do të jetë mënyra “për t'i falënderuar dhe për t'i shpërblyer ata për mbështetjen ndaj futbollit evropian gjatë krizës për shkak të pandemisë Covid-19”.

Konkretisht, UEFA specifikon, tifozët e klubeve finaliste do të marrin biletat falas të ndara si më poshtë: për Champions League biletat e dhëna do të jenë dhjetë mijë (5000 për ekip), për Europa League 8000 (4000 secila), për Ligën e Konferencave 6000 (3000 bileta për ekip) dhe për Champions për femra 6000 të tjera (3000 për ekip).

Në total, pra, biletat për finalet e UEFA-s që konfederata evropiane do t'u japë tifozëve do të jenë tridhjetë mijë. UEFA specifikon në një shënim se "çdo ekip finalist do të mund të përdorë këto bileta falas për të shpërblyer tifozët e tyre më besnikë (d.m.th. ata që janë abonuar për kohën më të gjatë, ata që kanë ndjekur numrin më të madh të ndeshjeve jashtë, etj), por këto bileta nuk mund t'u jepen sponsorëve, partnerëve ose drejtuesve të klubit".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI