Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Inter përballë Liverpool me dyshime e të fshehta: Inzaghi zgjedh Vidal e rikuperon Bastonin

Lapsi.al 14 February 2022
Inter përballë Liverpool me dyshime e të fshehta: Inzaghi zgjedh

As koha për të kuptuar se si të arkivojë barazimin e Napolit që i kushtoi përkohësisht kreun e renditjes, sepse për Interin tashmë është koha për një tjetër ndeshje të madhe. Në San Siro, në Champions, mbërrin Liverpool i Klopp, një nga skuadrat më të forta në Evropë dhe telashet për Simone Inzaghin nuk mungojnë. I pari, i pashmangshëm, ka të bëjë me zëvendësimin e Barellës së pezulluar. Më pas duhet vlerësuar rikthimi i Bastonit të dëmtuar dhe shoku i sulmit i Dzekos.

Ndërsa niveli rritet e ndaj Reds arrin majat më të larta, detajet më të vogla bëjnë diferencën. Fakti se duhet të heqë dorë nga një siguri në mesin e fushës si Barella do ta detyrojë Inzaghin të studiojë zgjidhje të reja për të mbajtur rrezikshmërinë dhe ekuilibrin që zakonisht garantohen nga mesfushori i kombëtares italiane.

Në qendër të vëmendjes është Arturo Vidal, megjithëse rikuperimi i Vecinos do të garantonte diçka më shumë për sa i përket mbulimit. Ndjesia është se Interi dëshiron të luajë ballazi para publikut të tij dhe prania e Vidalit që nga minuta e parë do t'u jepte një sinjal të qartë të gjithëve, përfshirë Klopp.

Megjithatë, dilema e vërtetë ka të bëjë me mbrojtjen. Bastoni është më mirë dhe stafi mjekësor është optimist për rikuperimin e mbrojtësit zikaltër, por kundër tridhëmbëshit të Liverpool - shumë i shpejtë dhe teknik - një lojtar i pa rikuperuar në 100% mund të bëhet një handikap i vështirë për t'u përballuar. Sido që të jetë, Inzaghi është duke vlerësuar alternativën dhe balotazhi, si në kampionat, është mes D'Ambrosio dhe Dimarcos.

Në fund sulmi. E vetmja pikë fikse është Dzeko për rolin e tij si qendërsulmues e pikë referimi, ndërsa Sanchez po tenton të shqetësojë titullaritetin e Lautaro Martinez.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI