Flash

Video/ Guindo shuan Dinamon e Devollit: Laçi merr fitoren e i bën presion Tiranës

Lapsi.al 14 February 2022
Video/ Guindo shuan Dinamon e Devollit: Laçi merr fitoren e i bën

Laçi nuk humbet prej 12 ndeshjesh mes kampionatit e kupës dhe fundos edhe Dinamon me një gol të Guindos, duke siguruar tre pikët e radhës në kampionat dhe të vazhdojë të mbajë nën trysni Tiranën kryesuese. Skuadra e Mirel Josës mori fitoren e katërt radhazi në kampionat duke mundur me shifrat 1-0 Dinamon që vazhdon të gjendet në zonën e rrezikuar të klasifikimit.

Edhe pse nuk ishte pa probleme me Zarubicën e Mazrekajn jashtë, Josa I kishte dhënë intensitet të tijve me Akiniemin, një nga më të rrezikshmit nga minuta e parë e present pothuaj në të gjithë aksionet ofensive. Kurbinasit u shfaqën agresivë në pjesën e parë dhe, pavarësisht se rastet munguan, gjetën golin me anë të Guindos. Në minutën e 24’, sulmuesi depozitoi në rrjetë të tretën nga tentativat radhazi drejt portës së Simonit, duke shënuar një gol më peshë morale, që rëndoi mendjen e këmbët e kryeqytetasve.

Me rifillimin e lojës, Devolli kërkoi më shumë prezencë në zonë me Ibraimin e Çinedun, por impostimit të Dinamos në zonën kundërshtare, kurbinasit iu përgjigjën me kundërsulme, për të shfrytëzuar shpejtësinë e Guindos apo Akiniemit. Më pas, skuadra e Josës mendoi që të mbronte me kujdes ofensivën e Dinamos që u përpoq të kthente fatin e sfidës por konfirmoi se nuk ka një raport të mirë me golin, duke sjellë humbjen e radhës edhe pse rastet nuk munguan për të barazuar shifrat.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI