Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Nuk duam të luajmë për individë": Shehi i kënaqur për fitoren pa Seferin e Hoxhallarin

Lapsi.al 14 February 2022
"Nuk duam të luajmë për individë": Shehi i

Tirana mori një rezultat të rëndësishëm përballë Egnatias, duke iu përgjigjur fitores së Lacit pak orë më parë. Tekniku Orges Shehi bëri një analizë të shpejtë të ndeshjes, në të cilën kishte edhe gjëra që nuk i pëlqyen: “Kundërshtari sot, pavarësisht pozicionit që ka, është i vështirë, se mbrohet me shumë forca, afër portës së vet dhe është i vështirë për penetrim do durim. E kishim vlerësuar dhe e çuam ndeshjen ku donim pas golit, gabuam më pas duke i dhënë mundësi kundërshtarit të rrezikonte, duke bërë metra kot. Por më pëlqeu mentaliteti i skuadrës, edhe në pjesën e dytë, nuk duhet të rrezikojmë po të kemi durim për të gjetur mënyrën që të çajmë kundërshtarin. Por nuk vumë asnjëherë në diskutim dhe kjo më kënaq".

Bardheblutë u treguan një grup solid, që shkon përtej individëve dhe pikërisht për këtë arsye, tekniku është edhe më i lumtur për suksesin e arritur: "Vlera e Seferit dhe Hoxhallarit dihet, kishim këtë vështirësi sot edhe për shkak të mungesave, janë mungesa kyç. Më pëlqen që skuadra nuk varet nga individët, kur mungon njëri, e merr tjetri për dore skuadrën" - tha Shehi, duke shtuar më pas edhe një koment për Devid, që nuk po jep impaktin që pritej - "Ai është lojtari ynë kryesor, kur kundërshtari qëndron poshtë ndihmon ekipin. Është e vështirë për të bërë hapësira, nuk duam të luajmë për individë, por si skuadër, Kur të jepet mundësia një herë i jepet njërit e një herë tjetrit. Ishim vonë me përshtatjen e tij e kur je vonë manovra nuk del siç duhet, por duhet kohë. Po ingranohet avash-avash, mospasja e kohës nuk po na ndikon në rezultat”, përfundoi Shehi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI