Flash

Real Madrid e Ancelotti gati për sfidën: "Me Psg si një finale, kam parandjenjë të mirë"

Lapsi.al 15 February 2022
Real Madrid e Ancelotti gati për sfidën: "Me Psg si një

Champions League kthehet pas gati dy muajsh e është gati të japë emocionet e ndeshjeve me eleminim direkt, ku spikat përplasja mes PSG e Real Madrid, e tashmja dhe e ardhmja e Kylian Mbappe. Në lidhje me përplasjen delikate, Carlo Ancelotti tregon qetësinë e zakonshme dhe optimizmin e tij të madh. "Kam parandjenjë të mirë. Kemi gjithë besimin e botës se mund tia dalim - shpjegoi trajneri i Real Madridit përpara ndeshjes së madhe -. Ndeshja është e vështirë kundër një kundërshtari që aspiron të fitojë Ligën e Kampionëve. Mund të jetë një finale dhe askush do të habitej. Presioni që kanë të dyja skuadrat është të përballen me një rival të madh dhe është një presion që duhet menaxhuar mirë - shtoi ai -. E vetmja gjë që duhet të mendojmë është që ne duhet të nxjerrim më të mirën nga vetja".

“Këto ndeshje nuk janë të vështira për t'u përgatitur për një trajner, sepse jam i sigurt se lojtarët kanë shumë motivime”, vazhdoi Ancelotti në prag të ndeshjes së parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve. "Kam kujtime të mrekullueshme nga koha kur kam punuar këtu - vazhdoi trajneri i Blancos - Nesër do të përballemi me një ekip madhështor, në të cilin Pochettino po bën një punë të shkëlqyer. Kemi mënyra të ngjashme loje dhe për të fituar duhet të japim më të mirën - vazhdoi ai - Stërvitja nuk është e vështirë për mua. Sa më i madh të jetë klubi, aq më shumë zbavitem. Është kënaqësi të stërvitësh në Madrid ashtu si në Paris".

Pastaj disa konsiderata për rastin Bale. "Ai nuk tregon mungesë respekti për shokët e tij të skuadrës, stërvitet mirë, është profesionist - shpjegoi Ancelotti -. Ai dëshiron të përfundojë këtu siç e meriton, do të ishte mirë për karrierën e tij. Sepse ka ndihmuar të fitojë Ligën e Kampionëve e ka bërë gjëra të rëndësishme".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI