Flash

Milan, Inter e Napoli për titullin: ja si janë përballjet direkte mes pesë kryesusve në Serie A

Lapsi.al 15 February 2022
Milan, Inter e Napoli për titullin: ja si janë përballjet direkte

Në përfundim të javës së 25 të kampionatit, e me përjashtimin e ndeshjeve ende për t'u rikuperuar, renditja e Serie A thotë Milan 55, Inter 54, Napoli 53, Juventus 46 dhe Atalanta 44. Renditje që i lë ende të hapura të gjitha diskutimet si për titullin ashtu edhe për zonën e vlefshme për një vend në Evropë. Mbi të gjitha sepse mes pesë kryesuesve të kampionatit regjistrohet një ekuilibër i konsiderueshëm në ndeshjet direkte dhe befasitë në pjesën e fundit të sezonit nuk mund të përjashtohen. Për momentin, në fakt, askush nuk ka bërë pikë të plota me një rival për titull dhe përshtypja është se në luftën për titullin një rol vendimtar mund të luajë rendimenti me skuadrat e mesme e të vogla.

Për Milanin kryesues, rezultati momental ndaj emrave të tjerë të mëdhenj thotë: 4 pikë me Interin, 3 me Atalantën, 2 me Juven dhe 0 me Napolin, por kundër bergamaskëve dhe napoletanëve kuqezinjtë duhet të luajnë ende ndeshjen e dytë: gjithsej nëntë pikë në gjashtë ndeshje.

Sa i përket përplasjeve direkte të Interit, zikaltërit kanë marrë 1 pikë me Milanin, 4 me Napolin, 1 me Juven (por mungon kthimi) dhe 2 me Atalantën: tetë pikë në shtatë ndeshje. Për Napolin, shifrat tregojnë për 3 pikë me Milanin (mungon kthimi), 1 me Interin, 4 me Juven dhe 0 me Atalantën (mungon ndeshja e dytë): tetë pikë në gjashtë ndeshje.

Diskutim tjetër për Juventusin, për momentin nuk ka ende fitore ndaj skuadrave të tjera që luftojnë për pesë vendet e para. Bardhezinjtë, në fakt, kanë grumbulluar vetëm 1 pikë me Napolin, 2 me Milanin, 1 me Interin (mungon ndeshja e dytë) dhe 1 me Atalantën: pesë pikë në shtatë ndeshje. Atalanta mbyll 5 pozicionet e para me 4 pikë të fituara ndaj Juves, 3 me Napolin (mungon kthimi), 2 me Interin dhe 0 me Milanin (mungon kthimi): 9 pikë në gjashtë ndeshje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI