Flash

Ronaldo në vend të Mbappe: në Angli janë të sigurtë për planin e Mendez e Al Khelaifit

Lapsi.al 15 February 2022
Ronaldo në vend të Mbappe: në Angli janë të

Aventura e re e Cristiano Ronaldos në Manchester nuk po shkon siç shpresonte portugezi, si në nivel ekipor, me Djajtë e Kuq aktualisht jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, ashtu edhe në nivel individual, me 8 gola në 20 ndeshje të Premier League dhe në Angli kanë nisur të qarkullojnë zërat për një lamtumire të mundshme në verë.

Në fakt, duket se janë më shumë se thjesht zëra dhe sipas The Sun, CR7 nuk ka ndërmend të vazhdojë aventurën në Angli në rast të dështimit të Manchester United për t'u kualifikuar në Champions League dhe menaxheri i tij Jorge Mendes tashmë ka nisur të diskutojë me drejtuesit e rinj të klubit për këtë situatë.

Në rast lamtumire, sipas asaj që thuhet, për CR7 në rreshtin e parë të të interesuarve është Paris Saint-Germain, i cili në verë do t'i thotë lamtumirë Mbappé dhe kërkon ta zëvendësojë pikërisht me portugezin, edhe për të bërë për herë të parë bashkë pas 15 vitesh rivalitet të egër Ronaldon me Messin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI