Flash

"Inter skuadra më e mirë në Itali": Klopp analizon përplasjen në Champions

Lapsi.al 15 February 2022
"Inter skuadra më e mirë në Itali": Klopp analizon

Jurgen Klopp paralajmëron të tijtë në prag të ndeshjes së parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Interit: “Ata do të mbrohen në mënyrë kompakte, ne do të luajmë kundër një skuadre super, një ekipi shumë të fortë”, tha trajneri i Liverpool në konferencë - I kam ndjekur shumë vitin e kaluar por edhe këtë vit ata janë ekipi më i fortë në Itali, janë të disiplinuar dhe të përgatitur mirë. Kanë cilësi të shkëlqyera, por kjo është Champions League. Ne do të përballemi me një ekip të jashtëzakonshëm dhe do të duhet të luajmë një ndeshje të jashtëzakonshme”.

Reds vijnë nga një grup i mbyllur me pikë të plota, me 6 fitore nga 6 dhe plot 17 gola të shënuar, por trajneri gjerman nuk ndihet favorit për këtë arsye: “Historikisht, rezultatet e grupit nuk llogariten për asgjë... Sigurisht që ishte bukur t'i fitosh të gjithë ndeshjet, nuk mendoja se ishte e mundur, por gjithsesi është e kaluara. Ne duhet të përfitojmë nga përvoja jonë, e dimë që jemi një ekip i fortë, por edhe ata janë gjithashtu dhe prandaj do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Tekniku gjerman nuk tregon shumë në lidhje me zgjedhjet e formacionit: "Ne kemi zgjidhje të ndryshme sigurisht, do të shohim se kush do të luajë. Fakti që kemi pesë zëvendësime është i rëndësishëm dhe është fantastike t'i kesh të gjithë në dispozicion për momentin. Kjo nuk më ka ndodhur pothuajse kurrë dhe prandaj jam i lumtur. Henderson nuk ka probleme, ai u kthye javën e kaluar dhe gjithçka është në rregull. Ka një plagë në gju, por përveç kësaj ai është mirë. Salah dhe Mané? Është bukur që mundën të luanin menjëherë sapo u kthyen nga Kupa e Afrikës. Janë dy forca të natyrës. Nuk festuan shumë, edhe sepse nuk pinë alkool... Patën kohë të jashtëzakonshme rikuperimi, por nuk jam i befasuar sepse i njoh mirë”.

Në fund edhe një batutë për rregulloren e re, e cila nga ky vit nuk i jep më përfitime skuadrës që shënon më shumë jashtë fushe: “Të shohim në fund nëse kjo ndikon në rezultat… Më pëlqenin golat në transfertë, nuk e di pse ndryshuan rregullat, por gjithsesi do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Teorikisht, të luajmë ndeshjen e parë jashtë fushe na jep një avantazh, megjithëse padyshim varet nga rezultati. Është një gjë e mirë, por nuk e di nëse do të jetë një gjë vendimtare. Ne e dimë se mund të mbështetemi në efektin Anfield, por sigurisht që nuk varemi vetëm nga kjo".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI