Flash

Video/ Messi humb penallti, Real dënohet nga "e ardhmja" në të 93': City arrin çerekfinalen me një ndeshje

Lapsi.al 15 February 2022
Video/ Messi humb penallti, Real dënohet nga "e ardhmja" në

Spektakël në dy ndeshjet e parë të 1/8 të finaleve të Champions League, pavarësisht se në njërën dominuan golat, ndërsa në tjetrën veprimet brilante e emocionet e forta. PSG rrëmben fitoren me një gol të cmendur të Mbappe në minutën e 4 shtesë përballë Real Madrid. Një befasi e dyfishtë për Blancos të dënuar nga lojtari i të ardhmes së tyre, ndërsa Messi dështoi të shënonte kundër rivalëve të Barcelonës së tij, duke humbur penalltinë përballë Courtois. Në ndeshjen tjetër Manchester City arrin praktikisht në cerekfinale me vetëm ndeshjen e vajtjes të luajtur, sepse në Lisbonë, përballë Sporting, skuadra e Guardiolës shënon 5 gola pa lejuar asnjë.

PSG 1-0 REAL MADRID

Në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve, PSG mundi 1-0 Real Madridin, falë golit në minutën e 94 të lojtarit më të pritur, Kylian Mbappé. Një ndeshje me sens unik ajo në Parc des Princes, me spanjollët që u mbajtën në këmbë nga një Courtois fantasti. Portieri belg, pas dy super pritjeve ndaj Mbappes, bëri kryeveprën e tij duke bllokuar penalltinë e Messit në minutën e 62-të, por nuk mundi të bënte asgjë ndaj Mbappe në sulmin e fundit të parisienëve. Një gol magjik i Mbappe në minutën e 94 vendosi ndeshjen e parë të super-përplasjes në 1/8 e Champions League mes Psg dhe Real Madrid. Kartolinat e mbrëmjes janë dy: penalltia e pritur në minutën e 61 nga Courtois ndaj një Messi krejtësisht jashtë forme, e një partner sulmi i keq për një Mbappe të pandalshëm. E mbi të gjitha veprimi i mrekullueshëm i numrit 7, i cili në minutën e fundit të shtesës mori pasimin me takë të Neymar, kaloi Lucas Vazquez dhe Militaon dhe e kaloi topin nën këmbët e Courtois me një të djathtë të saktë. Ndeshja u drejtua gjithmonë nga PSG, i pa aftë para kryeveprës së Mbappe të kalonte portierin belg në rastet jo të shumta që i lejoi Reali.

SPORTING LISBONE 0-5 MANCHESTER CITY

Manchester City ishte madhështor për një Sporting të vogël. Në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve, të besuarit e Guardiolës shkatërruan portugezët në Lisbonë me një 5-0 që mbyll tashmë cështjen e kualifikimit. Loja u vendos plotësisht që në pjesën e parë, kur anglezët fiksuan pokerin me Mahrez, Foden dhe dy golat e Bernardo Silva, duke i lënë pak ose aspak kundërshtarëve. Pastaj Sterling përfundoi manitën në minutën e 58. Gjithçka ishte e lehtë për Manchester City, i cili shëtiti në shtëpinë e Sportingut të Lisbonës, shënoi pesë gola dhe vuri hipotekën në kalimin e raundit të Champions. Kishte vetëm një ekip në fushë në Alvalade. E ishte ai i Guardiolës: 64% e zotërimit të topit dhe gjashtë goditje në portë (me zero) për anglezët. Dy golat nga Bernardo Silva dhe golat e Mahrez, Foden dhe Sterling ishin vendimtare.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI