Flash

Messi? Një tjetër lojtar i PSG ka magjepsur Neymar: “Nuk e dija se ai ishte kaq spektakolar”

Lapsi.al 16 February 2022
Messi? Një tjetër lojtar i PSG ka magjepsur Neymar: “Nuk e dija

Neymar ka bërë debutimin e tij me PSG, pas dëmtimit të gjatë që e ka mbajtur larg fushës nga 28 nëntori kundër Saint Etienne, por më shumë se për emocionet e rikthimit të tij në një ndeshje spektakolare si ajo kundër Real Madrid në Champions, braziliani ka dashur të evidentojë performancën monumentale të Marco Verrattit.

Nëse të gjithë mund të mendonin se Neymar adhuronte ndonjë si Mbappe apo Messi, mund të kenë mbetur të befasuar, sepse në fund të ndeshjes ai e krahasoi mesfushorin italian me lojtarë si Xavi dhe Iniesta: “E dija që Verratti ishte një lojtar i shkëlqyer, por nuk e dija se ai ishte kaq spektakolar. Ai është një gjeni. Ai është një nga mesfushorët më të mirë me të cilët kam luajtur, së bashku me Xavi Hernandez dhe Iniesta."

Në ndeshjen kundër Real Madrid, Verratti regjistroi statistika impresionuese me 92% pasime të sakta dhe mbajti 8% zotërimin e topit gjatë gjithë ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI