Flash

Skuka, shifra impresionuese me Partizanin: te Dinamo me siguri janë penduar

Lapsi.al 16 February 2022
Skuka, shifra impresionuese me Partizanin: te Dinamo me siguri janë penduar

Nga Korça Partizani doli me tre pikë, duke i dhënë frymëmarrje vrapimit me pengesa drejt zonës europiane të renditjes, por nëse e arriti këtë merita është e Xhuljano Skukës. Sulmuesi dibran me dygolëshin kundër Skënderbeut konfirmoi veten si fytyra e re e Partizanit e kjo jo në këndvështrimin e imazhit, por atë transformim taktik, intuitiv e agonistik që ardhja e 23 vjecarit i ka bërë skuadrës së Mehmetit. Tekniku e njihte që në kohët e Korabit, kur djaloshi erdhi nga eksperienca e moshave në Francë, ndoshta edhe sepse e dinte mirë cfarë do ti ofronte e kërkoi atëherë kur shifrat tregonin të kundërtën.

Me Dinamon në 13 ndeshje qendërsulmuesi e dërgoi topin vetëm një herë në rrjetë, ndërsa tani gjërat janë ndryshe, meritë edhe e mënyrës së përdorimit të tij nga trajneri i Partizanit. Katër ndeshje me fanellën e kuqe, që nga transferimi i tij e pesë gola, rendiment që përmirësohet nëse merren vetëm tre ndeshjet radhazi në të cilat ai ka shkuar në gol. Ndërsa nëse llogariten minutat Skuka ka bërë edhe më mirë: ka shënuar gol cdo 71 minuta. Sulmuesi po tërheq Partizanin duke lënë shenjën e tij vendimtare, pasi eleminoi pikërisht Dinamon që nuk besoi tek ai, me golin vendimtar në cerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, tani ai përmbysi korcarët me vetëm 45 minuta në fushë e madje me injeksione për të përballuar dhimbjen e kaviljes së dëmtuar.

E tani Mehmeti pyet veten vetëm se, nëse për gjysëm loje dhe i dëmtuar Skuka bën këtë, cfarë mund ti japë Partizanit me minutazhin e potencialin e plotë…?

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI