Flash

Në Kamp Nou pa lojtarin më të mirë: Osimhen trondit Napolin, para playoff të Europa League

Lapsi.al 16 February 2022
Në Kamp Nou pa lojtarin më të mirë: Osimhen trondit Napolin,

Victor Osimhen e ka futur Spallettin në ankth, duke qenë se në stërvitjen e fundit, para nisjes për në Spanjë, sulmuesi nuk mori pjesë në seancën stërvitore të zhvilluar në Castel Volturno, duke alarmuar menjëherë stafin teknik. Nigeriani kishte pësuar një goditje të fortë në këmbë të martën në stërvitje dhe iu nënshtrua terapisë për t'u rikuperuar, por mbetet në rrezik për ndeshjen kundër blaugranave.

Në fund të fundit, prania në fushën e Osimhenit është thelbësore për Napolin si për fizikun ashtu edhe për kapacitetin realizues. E humbja e tij përsëri, pas ndalesës së gjatë për problemin në fytyrë, do të ishte një goditje e rëndë.

Për momentin nuk është ende e qartë shkalla e dëmtimit të pësuar nga sulmuesi nigerian, por stafi mjekësor i të kaltërve menjëherë iu fut punës për të zgjidhur problemin dhe për të rikuperuar shpejt lojtarin. Një situatë që nuk e lë aspak të qetë Spallettin përsa i përket, jo vetëm ndeshjes ndaj Barcelonës, por edhe angazhimeve të mëpasshme në kampionat ku Napoli është në garë për titullin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI