Flash

Lamtumirë e sigurtë e Ronaldos nga United: në Angli vënë “bast” për bashkimin me Mourinhon

Lapsi.al 16 February 2022
Lamtumirë e sigurtë e Ronaldos nga United: në Angli

Nga PSG, te Real për të përfunduar te… Roma. Të gjitha destinacione të mundshme për Cristiano Ronaldon. Duke pasur parasysh sezonin e vështirë të deritanishëm me Red Devils, e ardhmja e CR7 në Mançester vazhdon të përflitet në Angli dhe, sipas The Sun, është gjithnjë e më e pasigurtë. Sulmuesi nuk është i kënaqur me cilësinë e skuadrës, e cila sipas tij nuk mund t'i garantojë atij një të ardhme fituese dhe kështu menaxheri i tij, Jorge Mendes, tashmë ka filluar të diskutojë të ardhmen me drejtuesit e rinj të klubit. Ronaldo, i cili u rikthye te Manchester United me mendimin për të mbyllur aty karrierën, nuk duket se ka ndërmend të vazhdonte aventurën në rast dështimi për t'u kualifikuar në Champions League dhe tashmë ka nisur të shohë përreth.

Lajmi befasues që vjen nga tabloidi, megjithatë, është rikthimi i mundshëm i CR7 në Itali, sepse mes skuadrave që janë të interesuara në rast të lamtumirës së portugezit me United është edhe Roma e José Mourinhos, trajneri i tij në kohët e Realit. Sipas asaj që shkruhet, Special One është duke inistuar për të rimarrë bashkëkombasin e tij në Olimpico, edhe pse në Madrid marrëdhëniet nuk kanë qenë gjithmonë idilike.

Për shkak të angazhimit të lojtarit, shpenzimeve të përgjithshme dhe perspektivës për klubin verdhekuq, operacioni duket vërtet i vështirë, thuajse i pamundur, por në Angli përfshijnë edhe Romën në treshen e skuadrave të interesuara për Ronaldon, bashkë me Bayern Munich dhe PSG, ku CR7 do të zinte vendin e Mbappé (i destinuar për Realin) dhe do të luante përkrah Leo Messit pas shumë vitesh rivalitet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI