Flash

Barcelona nis lojën me Raiolën: Koulibaly është alternativa "ekonomike" për De Ligt

Lapsi.al 16 February 2022
Barcelona  nis lojën me Raiolën: Koulibaly është alternativa

Në Napoli ka një entuziazëm të madh për rezultatet dhe renditjen, por një nga shtyllat e ekipit të Spallettit në qershor mund të paketojë valixhet dhe të nisë një aventurë të re në Spanjë. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Kalidou Koulibaly ka përfunduar në qendër të vëmendjes së Barcelonës dhe në javën e fundit stafi i lojtarit ka marrë mesazhe të qarta nga Blaugranat. Një presing i lehtësuar nga situata kontraktuale e mbrojtësit, në skadencë pas vetëm 16 muajsh dhe nga një ulje e mundshme në çmimin e kartonit. Kjo hipotezë do të bënte që të errësohej rruga e De Ligt për në Barcelonë, një objektiv që sigurisht është shumë më i shtrenjtë dhe më i komplikuar për t'u arritur.

Në të kaluarën, për Koulibaly, De Laurentiis ka refuzuar oferta të rëndësishme prej rreth 70 milionë euro si nga Manchester City ashtu edhe nga PSG, por tani situata është ndryshe. E në qershor 30-40 milionë mund të mjaftojnë për të bindur presidentin e Napolit të shesë gjigantin e tij të mbrojtjes. Një shifër që në Barcelonë sigurisht që e konsiderojnë më të përballueshme sesa kostot e mundshme për të shkuar te De Ligt dhe që në çdo rast do të garantonte blerjen e një mbrojtësi shumë cilësor dhe solid.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI