Flash

Lajmi i fundit/ Panik në avionin e Manchester City: ulje emergjente në Liverpool

Lapsi.al 16 February 2022
Lajmi i fundit/ Panik në avionin e Manchester City: ulje emergjente në
Momente frike e paniku në fluturim për Manchester City: klubi anglez njoftoi se avioni me të cilin po udhëtonte skuadra, duke u kthyer nga ndeshja triumfuese në Ligën e Kampionëve në Lisbonë, kundër Sportingut, është detyruar të bënte një ulje emergjente në Liverpool, duke devijuar nga rruga për në Mançester për shkak të erërave të forta që hasën në lartësi të mëdha. Sipas asaj që bëhet e ditur, udhëtimi nuk kaloi pa vështirësi, pasi klubi konfirmoi një devijim në fluturimin e tyre gjatë rrugës për në Mançester të mërkurën në mbrëmje, përmes një deklarate në mediat sociale. Duke shkruar në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, Manchester City sqaroi: "Ne mund të konfirmojmë se avioni që transportonte ekipin e parë në shtëpi nga Lisbona është ulur i sigurt në Liverpool, pasi erërat e forta detyruan një devijim nga Mançesteri". Veri-perëndimi i Anglisë, ashtu si edhe në pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar, po përballet me ndikimin e stuhisë Dudley aktualisht, me shpejtësi të parashikuara të erës deri në 90 mph. Më e keqja e stuhisë thuhet se pritet të godasë mes orës 14:00 deri në mesnatë të mëngjesit të së enjtes, me një paralajmërim "të verdhë" të motit që do të përfshijë pjesën tjetër të Anglisë veriore dhe zonat e mesme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI