Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Anglia nuk është më tërheqëse: Hudson-Odoi mund t'i thotë lamtumirë, për një tjetër kombëtare

Lapsi.al 17 February 2022
Anglia nuk është më tërheqëse: Hudson-Odoi mund

Callum Hudson-Odoi mund t'i thotë lamtumirë Anglisë për t'u betuar për besnikëri ndaj një ekipi tjetër kombëtar. Në fakt, lojtari i Chelsea së shpejti mund të vendosë t'i bashkohet Ganës, vendit të prindërve të tij. 21-vjeçari do të donte të merrte pjesë në Kupën e Botës me kombëtaren ganeze. Nëse skuadra nga vendi afrikan do të arrinte të fitojë të drejtën e kalimit për në Katar 2022, Calum mund t'i thoshte vërtet lamtumirë Tre Luanëve.

21-vjeçari ka përfaqësuar Anglinë në nivele të ndryshme të të rinjve, nga U-16 e lart. Në moshën 18 vjeç e 135 ditë, ai u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje kompetitive për kombëtaren e Anglisë. Hudson-Odoi, megjithatë, nuk është thirrur nga Gareth Southgate që nga nëntori 2019 dhe refuzoi një thirrje në skuadrën U-21 vitin e kaluar.

Tani, sipas LondonWorld, Callum u ka thënë miqve dhe familjes se dëshiron të luajë për Ganën në Kupën e Botës. Nëna dhe babai i lojtarit janë të dy nga vendi afrikan dhe, falë rregullave të reja të FIFA-s, sulmuesi mund të ndryshojë lehtësisht ekipin kombëtar pavarësisht se dy nga tre paraqitjet e tij për Tre Luanët kanë qenë në ndeshje kompetitive.

Rregullat në fakt thonë se "lojtarët tani mund të ndryshojnë ekipet kombëtare me kusht që të mos t'i kenë përfaqësuar ato për më shumë se tre ndeshje (përfshirë miqësoret), asnjë nga ndeshjet të mos jetë zhvilluar në finalet e Kupës së Botës FIFA ose kompeticione konfederale, dhe të gjitha të jenë luajtur para se lojtari të mbushë 21 vjeç”.

Gana, megjithatë, nuk është kualifikuar ende dhe do të përballet me Nigerinë në play-off me dy ndeshje muajin e ardhshëm.

Hudson-Odoi ka lindur në Wandsworth, Londër, dhe ka qenë në Gana dy herë në tetë muajt e fundit. Në udhëtimin e tij të parë, ai u takua me Presidentin Nana Akufo-Addo në Shtëpinë Jubilare për të diskutuar se si të "përmirësohen infrastruktura e futbollit dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë" në vend.

Tre lojtarë nga kombëtarja e Madhërisë së Saj kohët e fundit kanë ndërruar krah. Wilfried Zaha, fillimisht futbollist i Anglisë, tani luan me fanellën e Bregut të Fildishtë; Victor Moses u tha lamtumirë Tre Luanëve për t'u bashkuar me Nigerinë dhe, po ashtu, edhe Ademola Lookman.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI