Flash

Le Iene e bëjnë Mancinin të firmosë kontratë me Balotellin: "Me mua ndoshta Italia do e fitonte lehtë Euro 2020"

Lapsi.al 17 February 2022
Le Iene e bëjnë Mancinin të firmosë kontratë me

Mario Balotelli mori pjesë në stazhin e Italisë më 26 janar dhe ndoshta do të rikthehet në fushë për eliminatoret e Kupës së Botës: ky të paktën është projekti i “Le Iene” që i shkoi fillimisht Roberto Mancinit dhe më pas sulmuesit të Adana Demirspor, për të bindur trajnerin dhe për të ndihmuar lojtarin të grumbullohet. Gazetari i propozoi trajnerit të Italisë një profil të dobishëm për një skuadër perfekte, atë të “super” Marios dhe i lexoi një kontratë që përmbante një sërë urdhërimesh që lojtari duhet t'i zbatojë për t'u thirrur në kombëtare. Nëse ai i respekton, atëherë Mancini duhet të angazhohet për ta thirrur Balotellin. Rregullat që duhen respektuar janë: të shënojë të paktën 10 gola, 8 asiste, të merrte maksimumi një karton të verdhë dhe të sillej mirë edhe jashtë fushës. Si pikë e fundit për t'u ndjekur është "lutja e Mancios", që do të lexohet çdo mbrëmje!

Me nënshkrimin e Mancinit në kontratë, gazetari Stefano Corti më pas është takuar me Mario Balotellin: "A e ndoqët Italinë këtë verë?" është një nga pyetjet e para që i bën "Hiena". "Sinqerisht? Pak, më dhemb ta shikoj. Nëse më mungon? Shumë. Nëse kjo skuadër fitoi Kampionatin Evropian pa mua, kjo është sepse e fituan 200%. Me siguri nëse do të isha mirë dhe do të kisha luajtur këtë Evropian, ndoshta do ta kishim fituar më lehtë."

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI