Flash

Futbollistët e Bayern kërcënohen me jetë: “Vdekje derrave të ndyrë bavarezë”

Lapsi.al 17 February 2022
Futbollistët e Bayern kërcënohen me jetë: “Vdekje

Një letër anonime që kërcënonte me vdekje disa lojtarë të Bayern Mynih i është drejtuar dhe dërguar St. Paulit, një ekip i Hamburgut që luan në Zëeite Bundesliga. Ndër lojtarët e nominuar në reshtat e letrës janë Robert Leëandoëski, Manuel Neuer dhe Serge Gnabry. Sipas raportimeve të Bild, policia gjermane tashmë ka hapur një hetim për të gjetur gjurmët e dërguesve të letrës kërcënuese.

Disa lojtarë të Bayern Mynih, duke përfshirë edhe ata më përfaqësuesit e skuadrës, kanë marrë kërcënime me vdekje përmes një letre anonime dërguar selisë së St. Pauli, një klub me qendër në Hamburg që luan në divizionin e dytë gjerman. “Shpëtoni kampionatin, shpëtoni futbollin. Zjarr dhe vdekje derrave të ndyrë bavarezë”, thuhet në letrën e çmendur, sipas autorëve të së cilës, Leëandoëski, Neuer dhe Gnabry madje duhet të pushkatohen.

"Ne jemi ende duke hetuar në kërkim të një të dyshuari," shpjegoi zëdhënësi i policisë së Hamburgut, Florian Abbenseth. “Ne po përballemi me një krim të kërcënimit dhe ndërprerjes së qetësisë publike, po flasim për veprime që mund të kenë pasoja edhe në nivel kriminal. Po shqyrtojmë në thellësi situatën, e cila mbetet shumë delikate”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI