Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Parisi po dorëzohet para lamtumirës së Mbappé: "Është duke ikur"

Lapsi.al 17 February 2022
Parisi po dorëzohet para lamtumirës së Mbappé:

Ai ishte protagonisti i madh i dy ditëve të Champions League. Zgjidhi ndeshjen e madhe të Parc des Princes në fund të një paraqitjeje të zhurmshme. E la në hije idhullin e dikurshëm të futbollit botëror, duke lëshuar shtypin francez kundër Messit dhe, mbi të gjitha, shkatërroi ekipin e tij të ardhshëm. Po, sepse pavarësisht disa zërave se negociatat janë anuluar, shanset që Kylian Mbappe të kalojë te Real Madrid mbeten shumë të larta, pavarësisht se në Paris ende kanë njëfarë shprese të zbehtë për ta bërë atë të rinovojë kontratën që skadon qershorin e ardhshëm.

Le Parisien u dha zë ndjesisë që përfshin të gjithë Francën e interesuar për futbollin. "Qëndron!" është titulli-ftesë që karakterizon mendimin e përbashkët në Paris dhe rrethinat e tij. Nuk ka dyshim, megjithatë, se ajo që ndodhi të martën evropiane e bindi Leonardon dhe drejtuesit e tjerë edhe më shumë që të përpiqen të hyjnë në një negociatë të re me Mbappe. Gazeta franceze raporton gjithashtu ofertën e fundit të klubit parizian: një rinovim prej 45 milionë neto në sezon, me bonuset dhe shpërblimin e firmës të përjashtuara. Një lloj tentative e fundit, e destinuar të përplaset me vullnetin e lojtarit. Edhe pse orët e fundit kanë dalë lajme për interesimin e Liverpool, Reali është destinacioni thuajse i sigurt i sulmuesit francez.

Sipas mediave spanjolle, prej disa muajsh presidenti Florentino Perez i ka komunikuar stafit të tij se kampioni i PSG-së sigurisht që sezonin e ardhshëm do të luajë në Madrid. Me pak fjalë, në qershor, një interesim i pamëshirshëm, që nuk u realizua verën e kaluar dhe në merkaton e janarit, do të bëhet realitet.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI