Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Loro Boriçi" fusha më e vështirë në transfertë: Ja ekipet që godasin më shumë portën në shtëpi e transfertë

Lapsi.al 17 February 2022
"Loro Boriçi" fusha më e vështirë në

Futbolli është një lojë që fitohet duke shënuar, gjë që favorizohet për ato skuadra që e godasin më shumë portën, edhe pse jo gjithnjë ndodh kështu. Natyrisht skuadrat që mbrohen më mirë e kanë më të thjeshtë të fitojnë, duke qenë se në këtë mënyrë mund ta zgjidhin edhe me një gol. Në këtë këndvështrim fusha e cila rezulton më e vështirë për skuadrat udhëtuese për të luajtur është ajo e Shkodrës. Sipas analizës së bërë nga Departamenti i Analizës dhe Inovacionit në FSHF duke parë statistikat e goditjeve të bëra dhe të pësuara nga skuadra shkodrane përballë atyre mike, del qartë se kundërshtarët kanë vështirësi për të goditur portën ndaj Vllaznisë kur luhet në “Loro Boriçi”.

Cilësia e lojtarëve dhe episodet që ndihmojnë për të përcaktuar rezultatin e ndeshjes, por mesataret e goditjeve të bëra dhe të pësuara për ndeshje tregojnë cilësinë e paraqitjeve të skuadrave. Dhe në këtë tabelë mund të shihen aspekte të tjera interesante. Si për shembull fakti që Kukësi ka një diferencë negative mes goditjeve të bëra dhe të pësuara jashtë shtëpisë, por ka diferencë pozitive në shtëpi.

Apo stabiliteti i Tiranës dhe Laçit që gjuan më shumë herë kur luan në shtëpi sesa kur luan jashtë, por e mbajnë të pandryshuar diferencën në varësi të asaj nëse luan në shtëpi apo në transfertë. I njëjti koncept vlen edhe për Kastriotin, i cili megjithatë godet portën gjithnjë e më pak nga sa pëson.

Skuadra që nuk bën dallim ndërmjet shtëpisë dhe transfertës është Partizani: duke parë statistikat e performancës së këtij sezoni, skuadra e të kuqve kryeqytetas ishte ajo që për goditjet e bëra dhe të pësuara ka dominuar gjithmonë si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Egnatia në përgjithësi është skuadra që pëson më shumë goditje në portë dhe që ka më shumë vështirësi jashtë shtëpisë, ndërsa Skënderbeu është skuadra që në transferta godet më pak drejt portës kundërshtare.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI