Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Celtic dërrmohet në shtëpi: asnjë problem për Leicester dhe Marseille në playoff të Conference League

Lapsi.al 17 February 2022
Celtic dërrmohet në shtëpi: asnjë problem për Leicester

Celtic nuk e kishte mësuar mësimin nga leksioni që Bodoe/Glimt i pati dhënë Romës së Mourinhos dhe del i turpëruar edhe vetë nga sfida me norvegjezët në playoff të Conference League. Nuk ka probleme për skuadrat e tjera pretendente, me Leicester e Marseille që sigurojnë fitore me peshë për kualifikimin, ashtu si edhe Partizani i Beogradit që shkoi të fitonte në transfertën e Pragës.

Espejord që në minutën e 7 dhe Pellegrino në minutën e 55 shënuan dy gola që tronditën Celtic në shtëpi, i befasuar nga Bodoe/Glimt që kishte dhënë prova edhe kundër Romës këtë edicion. E megjithatë, skocezët u futën në lojë 11 minuta nga fundit me golin e Maeda, por lejuan pas vetëm dy minutash golin e Vetlesen, që mund të peshojë shumë në kthim. Për Leicester nuk kishte vështirësi të kalonte modestët e Randers, por pas golit të Ndidi, barazimi i Hammershoej-Mistrati u duk se komplikoi situatën. Diferencën Foxes e bënë në pjesën e dytë, kur Barnes (49'), Daka (55') dhe Dewsbury-Hall (74') fiksuan pokerin anglez.

Përgjigjet edhe Marseillë në Velodrome me një 3-1 kundër Qarabag. Francezët e zgjidhën që në pjesën e parë me dygolëshin e Milik. Polaku shënoi në minutën e 41 dhe 44, ndërsa Malinowski i dha pak shpresë azerëve në të 85, përpara se Dimitri Payet të fiksonte trisin në shtesë. Në Pragë, Sparta iu dorëzua golit të Menig në minutën e 78, pavarësisht se gjërat do të vendosen pas shtatë ditësh në Beograd.

Knockout Round Play-offs Europa Conference League

Celtic 1-3 Bodoe/Glimt

Leicester City 4-1 Randers FC

Marseille 3-1 Qarabag FK

Sparta Prague 0-1 Partizan Beograd

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI