Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Dy gola në dy minuta, Gjimshiti përmbys Olympiacos në playoff të Europa League: Porto i shënon dy herë Strakoshës

Lapsi.al 17 February 2022
Video/ Dy gola në dy minuta, Gjimshiti përmbys Olympiacos në

Spektakël në mbrëmjen e playoff të Europa League me Atalantën që përmbys Olympiacos me dygolëshin e pazakontë të Berat Gjimshitit në vetëm dy minuta. Nuk ka shkuar kaq mirë për dy shqiptarët e tjerë në Oporto. Lazio është thyer 2-1 nga Porto, me Strakoshën titullar e Hysaj të aktivizuar në 20 minutat e fundit. Sevilla hedh hapin më të sigurtë drejt 1/8 me fitoren në shtëpi 3-1 ndaj Dinamo Zagreb, ndërsa Leipzig e Real Sociedad ndahen në barazim 2-2.

ATALANTA 2-1 OLYMPIACOS

"Who needs Ronaldo?" (Kush ka nevojë për Ronaldon?), lexohej në një pankartë në Bernabeu pas lamtumirës së Cristianos nga Real. "Who needs Zapata?" (Kujt i duhet Zapata?), mund të thotë sot Gian Piero Gasperini, fitues në Europa League, pavarësisht mungesës së rëndë të sulmuesit kolumbian. Kundër Olimpiakos të Manolas, Atalanta fitoi ndeshjen e parë falë një dygolëshi të Berat Djimsiti, 2-1 me përmbysje në ndeshjen e parë të playoff të Ligës së Evropës. Grekët kaluan në avantazh në minutën e 16 me një të djathtë nga jashtë zonës të Soares që befasoi Musson në këndin e ulët. Megjithatë, zikaltrit e nisën pjesën e dytë në mënyrë të shkëlqyer, duke përmbysur gjithcka me dygolëshin e Gjimshitit. Mbrojtësi shqiptar shfrytëzoi dy goditje nga këndi (61' dhe 63') për të fiksuar rezultatin 2-1, tepër të rëndësishëm pas shtatë ditësh, në ndeshjen e kthimit në Athinë.

FC PORTO 2-1 LAZIO

Lazio ngec në Europa League, por mbetet në garë për të kaluar në raundin tjetër. Në ndeshjen e parë të play-off për të shkuar në 1/8 e kompeticionit skuadra e Sarrit humbet 2-1 me Porton, pavarësisht se gjithçka do të luhet në kthimin në Olimpico. Në Do Dragao, bardhekaltrit e nisën mirë, por më pas pësuan reagimin e vendasve. Zaccagni (23') zhbllokoi ndeshjen me një goditje me thembër dhe iluzionoi Lazion, më pas Martinez (37' dhe 49') përmbysi rezultatin falë një goditje precize me kokë dhe më pas një të djathte të saktë në zonë.

RB LEIPZIG 2-2 REAL SOCIEDAD

Gjithçka u shty për ndeshjen e kthimit në San Sebastian mes Leipzig dhe Real Sociedad. Baskët kaluan përpara dy herë, por gjithmonë u rikuperuan nga gjermanët: në pjesën e parë Nkunku iu përgjigj golit të Le Normand në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Forsberg barazoi penalltinë e Oyarzabal në minutën e 64.

SEVILLA 3-1 DINAMO ZAGREB

Gjithcka u vulos në pjesën e parë në Sanchez Pizjuan me Sevillan që zhbllokoi ndeshjen falë penalltisë së Rakitic në minutën e 13. Kroatët reaguan dhe Orsiç barazoi rezultatin në minutën e 41. As koha për të festuar për Dinamon, sepse mes minutës së 44 dhe shtesës, Ocampos dhe Martial nënshkruan dy gola që fundosën kroatët. Në pjesën e dytë andaluzianët administruan rezultatin dhe lojën duke bërë një hap të mirë drejt 1/8 të Europa League.

Knockout Round Play-offs Europa League

Atalanta 2-1 Olympiacos

FC Porto 2-1 Lazio

RB Leipzig 2-2 Real Sociedad

Sevilla 3-1 Dinamo Zagreb

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI