Flash

Rruga drejt Tiranës ende e paqartë për tetë skuadrat e para të Conference League: rezultate minimale në sfidat e para

Lapsi.al 17 February 2022
Rruga drejt Tiranës ende e paqartë për tetë skuadrat e para

Në katër ndeshjet e playoff të Conference League, përpara kalimit në 1/8 e kompeticionit finalja e të cilit do të zhvillohet në Tiranë, janë shënuar rezultate minimale, që kanë lënë të hapur cështjen e kualifikimit për në sfidat e kthimit. Fitore në shtëpi për Midtjylland, PSV e Rapid Wien, ndërsa suksesin e vetëm në transfertë e mori Slavia e Pragës.

Joel Andersson në minutën e 20 shënoi golin e vetëm të ndeshjes që nxorri fitues Midtjylland përballë grekëve të PAOK. Megjithatë kthimi do të jetë krejtësisht për tu luajtur, ashtu si edhe në ndeshjet e tjera. Fenerbahce është mundur në shtëpi 2-3 nga Slavia e Pragës: golit të Traore në minutën e 45 iu përgjigj Pelkas 13 minuta pas rifillimit. Cekët në dy minuta më pas bënë diferencën me golat e Dorley dhe Lingr në minutën e 62 e 64. Vlen për moralin dhe shpresën goli i Kadioglu 7 minuta nga fundi. Në Hollandë fitoren e PSV përballë Maccabi Tel Aviv e vendosi goli i Gakpo në minutën e 11, ndërsa për skuadrën tjetër hollandez, Vitesse, nuk shkoi edhe aq mirë. Rapid mori avantazhin që në minutën e parë me Druijf, ndërsa Gruell bëri 2-0 në të 16. Vitesse u kthye në lojë me pas minutës së 65 kur Stojkovic mori kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë vendasit me 10 lojtarë. Atëherë Openda në minutën e 74 ngushtoi diferencën.

Knockout Round Play-offs Europa Conference League

FC Midtjylland 1-0 PAOK FC

Fenerbahce 2-3 Slavia Prague

PSV Eindhoven 1-0 Maccabi Tel Aviv

Rapid Wien 2-1 Vitesse

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI