Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Mourinho në emergjencë, 'shpëtimi' në mbrojtje është Kumbulla: "Kemi 9 mungesa, por Zaniolo nuk ka Covid"

Lapsi.al 19 February 2022
Mourinho në emergjencë, 'shpëtimi' në mbrojtje

Në Romën që po përgatitet të sfidojë Veronën në kampionat, është një emergjencë e plotë. Shoqëria komunikoi pozitivitetin me Covid të katër lojtarëve, të cilët, të paktën sipas fjalëve të Mourinhos, duhet t'i shtohen dëmtimet e El Shaaraëyt dhe Zaniolos: “Zaniolo nuk është pozitiv – komentoi trajneri i Romës në konferencë –. Do të vlerësojmë gjendjen e tij sot në mëngjes”. Momenti për Romën nuk është ai më i thjeshti: “Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Veronës, edhe sepse kemi nëntë mungesa”.

Roma duhet të bëjë pa të skualifikuarit Ibanez dhe Mancini në mbrojtje, por numri i të padisponueshëm për ndeshjen ndaj Veronës është më i madh: “Kemi përballë një ekip që ka cilësi dhe përvojë, me një trajner të ri që ndiqet nga djemtë e tij. Kemi shumë mungesa – kujton Mourinho – por kemi njerëzit tanë në stadium që do të na ndihmojnë”.

Heshtja e pronarëve verdhekuq në javët e fundit ka përçarë tifozët e Romës: "Unë jam inteligjent dhe i respektoj pronarët, nuk mund të them asgjë në parim kundër pronarëve - përsëriti Mourinho - Kam respekt personal dhe profesional për ta, ne flasim shumë dhe nuk do t'i them publikisht mendimet e mia."

Me kaq shumë mungesa, Mourinho do të fokusohet në kualitetin e Abraham: "Ai po bën mirë, por mund të bëjë më mirë për veten dhe për ekipin, por edhe anasjelltas. Ai ka potencial për të bërë edhe më mirë se kaq. Ditë pas dite e vlerësoj organikën dhe jo të gjithë lojtarët bëjnë një sezon të plotë në nivele të larta".

Në mesjavë u luajt edhe Liga e Kampionëve, që Special One e anashkalon me elegancë: "Unë jam i privilegjuar, kam jetuar shumë ndeshje në Champions League, nuk mund të qahem. Sot nuk ka ekipe të mëdha në Champions League".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI