Flash

Tiranës i rikthehet golashënuesi më i mirë: Seferi 'arma' ideale për të fituar transfertën me Kastriotin

Lapsi.al 19 February 2022
Tiranës i rikthehet golashënuesi më i mirë: Seferi

Një tjetër javë që mund të shfrytëzohet për rritur diferencën me ndjekësit dhe Tirana nuk dëshiron të dështojë në sfidën përballë Kastriotit. Ekstremet e renditjes janë përballë vërtetë, por në fakt diferenca në këtë ndeshje është vetëm 3 pikë dhe këtë Orges Shehi e di mirë. Ky është edhe motive që tekniku i kryeqytetasve nuk dëshiron të mendojë fare 31 pikët që i ndajnë dy formacionet, por në transfertën e Krujës do të zbresë në fushë me lojtarët më të mirë. E drejtë, duke qenë se një fitore e kombinuan me një hap fals të ndjekësve që, në letër, kanë përballë më të vështira do të ishte një bonus i madh për të ardhmen duke qenë se luhet java e 21.

Tirana do të ketë vërtetë mungesën e Limajt, që ka plotësuar numrin e kartonëve, por në anën tjetër tekniku mund të qendrojë i qetë. Në sulm rikthehet Seferi, shënuesi më i mirë i kampionatit, bashkë me Guindon, me 11 gola, për të formuar tridhëmbëshin me Xhixhën e Deivid. Sulmuesi kthehet nga pezullimi, por nuk është i vetmi që përforcon formacionin e Shehit, sepse me grupin ka punuar me ngarkesë të plotë edhe Erjon Hoxhallari. Kështu, titullarët e zakonshëm të Shehit, me Hotin që duhet të marrë vendin e Limajt, janë gati të kërkojnë fitoren në transfertën e Kastriotit, ku e vetmja gjë që duhet të kenë kujdes bardheblutë janë mos ndëshkimi me kartona i Behiratçe, Najdovski, Hoti dhe Toshevski, për të mos humbur asnjë lojtar për supersfidën me Lacin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI