“Kartoni i kuq? Ishte një pikë kyçe e takimit. Deri në këtë situatë ne ishim mirë, kishim sipas meje gjithçka në kontroll. Ne shënuam dhe pas 1-0 nuk mbajtëm topin mirë aq mirë sa duhet ndaj skuadrave kryesore në Superiore, lejuam Partizanin të kthehej në lojë dhe ky momenti i të kuqit na shtyu pak poshtë. Pastaj ndeshja shkoi si një film triller". Thomas Brdaric gjendet cdo javë të analizojë një histori pothuaj të njëjtë. Skuadra e tij luan mirë, shkon në avantazh e pastaj në momente të caktuara shuhet, një situatë që gjermani nuk arrin ta kuptojë: "Ne duhet të flasim për këtë pikë, se mbytemi vetëm me një ‘black out” dhe është keqardhje që erdhëm me vetëbesim për këtë ndeshje. E dimë se jemi në gjendje të luajmë ndaj kujtdo në Superiore".
Në fund, një akuzë edhe për arbitrin, pavarësisht se një 11 metërsh i kontestuar për përsëritjen e tij i dha avantazhin Vllaznisë: "Sipas mendimit tim, ishte pikë vendimtare që nuk i dha kartonin e kuq Partizanit. Dhe duket se është vendim i tij dhe nuk e di pse, se ishte faull i fortë dhe sipas meje i duhej dhënë i dyti i verdhë, ndeshja do mbyllej aty dhe në këtë situatë e ndihmoi Partizanin" përfundoi Brdaric.