Flash

Video/ Broja nuk shënon, por jep spektakël për Sothampton: Rashica ndëshkon Liverpool, por nuk mjafton

Lapsi.al 19 February 2022
Video/ Broja nuk shënon, por jep spektakël për Sothampton:

Southampton i Armando Brojës rrëmben një tjetër fitore, duke futur në telashe Toffies, pavarësisht se sulmuesi shqiptar nuk arriti të shënonte. Ai që nuk humb asnjë mundësi në Premier League është Liverpool. Në javën e 26, Reds mposhtën Norwich 3-1 me përmbysje dhe arrijnë në -6 nga City kryesues, të nxitur gjithashtu nga goli i 150 i Salah. Chelsea fitoi me vuajtje, 1-0 ndaj Crystal Palace falë goditjes së Ziyech në minutën e 89, ndërsa Arsenal mundi Brentford 2-1 me Smith Rowe dhe Saka. Vetëm barazim për West Ham me Newcastle.

ARSENAL – BRENTFORD 2-1

Arsenal vazhdon ecurinë drejt zonës Champions duke mposhtur Brentfordin 2-1, ende pa shërbimet e Eriksen. Gunners kaluan në avantazh në pjesën e dytë: në minutën e 48 Smith Rowe zhbllokoi sfidën me një goditje të bukur në shtyllën e largët, në sugjerimin e Lacazette, të cilit i ishte anulluar një gol në fillim të takimit. Saka dyfishoi shifrat në minutën e 79. Miqtë u zgjuan vonë dhe mundën vetëm të ngushtojnë diferencën në minutën e 94' me Norgaard, shumë afër bilbilit të trefishtë për të ëndërruar barazimin. Arsenali është vetëm një pikë prapa vendit të katërt të United, i cili ka luajtur edhe dy ndeshje më shumë.

ASTON VILLA – WATFORD 0-1

Watford i rikthehet suksesit pas tre muajsh, kur fitonte ndaj Manchester Unitedin, e ngjitet në vendin e tretë nga fundi në Premier League. Të besuarit e Hodgson triumfojnë 1-0 ndaj Aston Villa falë goditjes me kokë të Dennis, në krosimin e Sarr në minutën e 78, për të kaluar Norwich: shpëtimi sidoqoftë është ende katër pikë larg. Aston Villa, nëntë pikë përpara, jeton në qetësinë e mesit të renditjes mes Evropës dhe rënies.

BRIGHTON – BURNLEY 0-3

Burnley rikthehet të fitojë dhe rindez disa shpresa për shpëtim, duke rrëzuar Brighton 3-0 jashtë shtëpisë. Djemtë e Dyche, vetëm në fitoren e tyre të dytë të sezonit në Premier League, luajtën me agonizëmin e atyre që e dinë se nuk mund të gabojnë dhe, pas traversës së Roberts në fillim, zhbllokuan ndeshjen në të 21' me Weghorst, ndërsa u kujdesën për të qendruar të qetë me golat në minutën e 40' me Broënhill dhe në të 69' me Lennon. Tre pikët e çojnë Burnlin në kuotën 17, në vendin e parafundit, pesë pikë larg shpëtimit.

CRYSTAL PALACE – CHELSEA 0-1

Chelsea shpërthen murin e Crystal Palace në fund të ndeshjes dhe konfirmohet si forca e tretë në Premier. Pas një pjese të parë pa emocione, në të cilën provuan pa sukses Rudiger për miqtë dhe Zaha për vendasit, Blues shtyjnë fort në çerek ore e fundit. Goli i parë i Ziyech u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Lukakut në fillim të aksionit, por ish-sulmuesi i Ajax u përsërit në minutën e 89, duke dërguar topin vendimtar nën këmbët e Butland. Të besuarit e Tychel, në kuotën e 50 pikëve, duken të sigurt në vendin e tretë, larg luftës për titull dhe me një avantazh qetësues nga ndjekësit e tyre.

LIVERPOOL – NORWICH 3-1

Liverpool gjeti fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke përmbysur Norwich 3-1 në një ndeshje që u vendos e gjitha në pjesën e dytë. Reds kishin impaktin më të mirë në fillim dhe shkuan afër avantazhit në disa momente, sidomos me Van Dijk dhe Tsimikas, por pa gjetur finalizimin e duhur. Miqtë ndërkohë kaluan në avantazh në rastin e tyre të parë të madh, kur goditja e Rashicës në minutën e 48 u devijua nga Matip për të befasuar një Alisson të pafajshëm. Shuplaka zgjon plotësisht djemtë e Klopp, të cilët përmbysën në një kohë të shkurtër me goditjen e mrekullueshme të Mané me kokë në minutën e 64 dhe kundërsulmin e Salah, që realizoi golin e tij të 150 (në 233 paraqitje) me fanellën e Liverpool. Luis Diaz, në minutën e 80, vulosi 3-1 përfundimtar. Reds, në kuotën e 57 pikëve, janë rivali i vetëm i besueshëm i Manchester City për titullin në Premier League.

SOUTHAMPTON – EVERTON 2-0

Everton fundoset sërish dhe sheh që zona e rënies t'i afrohet rrezikshëm. Toffees u shembën 2-0 në Southampton, të goditur nga golat e Armstrong në minutën e 52 dhe goditja me kokë e Long në minutën e 84, në një ndeshje në të cilën vendasit ishin pranë shënimit edhe në pjesën e parë me Walker- Peters. Për Everton është humbja e pestë në gjashtë javët e fundit: ata kanë vetëm katër pikë avantazh ndaj të tretës nga fundit. Southampton konfirmohet si një ekip në mes të tabelës, larg objektivave dhe frikës.

WEST HAM – NEWCASTLE 1-1

West Ham humbet mundësinë e parakalimit ndaj United në zonën e Champions League dhe komplikon ëndrrën e tyre evropiane. Hammers ndalohen 1-1 nga Newcastle, rezultati i tyre i pestë radhazi i dobishëm dhe gjithnjë e më afër shpëtimit. Miqtë e nisën me shpejtësi, goditën shtyllën me Bowen dhe zhbllokuan ndeshjen në minutën e 32 me goditjen me kokë të Dawson, në goditjen e lirë të Cresswell. Avantazhi ishte tepër qetësues për djemtë e Moyes, të cilët humbën intensitetin dhe u arritën nga goli i Willock në fund të pjesës së parë. Pjesa e dytë ofroi pak emocione dhe asnjë gol: barazimi 1-1 e mban West Hamin jashtë katërshes së parë dhe konfirmon Newcastle në vendin e katërt nga fundi, kufiri minimal për të mbetur në Premier League.

Premier League England

West Ham United 1-1 Newcastle United

Arsenal 2-1 Brentford

Aston Villa 0-1 Watford

Brighton & Hove Albion 0-3 Burnley

Crystal Palace 0-1 Chelsea

Liverpool 3-1 Norwich City

Southampton 2-0 Everton

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI