Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Uzuni e katranos keq, shkakton penalltinë që fundosi Granadan: pokeri i Villareal paralajmëron Juventusin

Lapsi.al 19 February 2022
Video/ Uzuni e katranos keq, shkakton penalltinë që fundosi Granadan:

Granada shpresonte që Myrto Uzuni të kishte tjetër impakt në sezonin e tyre, që kishte marrë një rrjedhë të rrezikshme. Por beratasi jo vetëm që nuk po arrin t'i nxjerrë nga telashet, por është përfshirë edhe vetë në krizën e klubit, që ka pësuar humbjen e pestë radhazi. Kundër Villareal përfundoi me rezultatin 1-4 në favor të miqve me të tatëpjetën që nisi pikërisht nga sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Dëmtimi i Gonalons bëri që Uzuni, fillimisht në pankinë, të futej në fushë në minutën e 14, por gjërat u përkeqësuan për të pas cerek ore lojë, kur një ndërhyrje naive e beratasit të shkaktonte penallti në minutën e 34. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, fillimisht u ndëshkua me karton të kuq, por shpëtoi nga një goditje edhe më e rëndë për Granadën pasi arbitri u konsultua me imazhet e VAR, gjë që e bëri të anullonte kartonin e kuq, duke i nxjerrë të verdhin.

Ishte vetëm fillimi i humbjes së rëndë të Granadas, me Danjuma që shënoi një tregolësh për ti dhënë fitoren Villarela, përpara se Gomez të mbyllte llogarinë. Goli i Millas në minutën e 61 nuk mund të ndihmonte vendasit të bënin rezultat: Granada renditet në vendin e 17 në kampionat me 24 pikë në 25 ndeshje, katër më shumë se Alaves i vendit të 18. "Nëndetësja e verdhë" paralajmëron kështu Juventusin në prag të përballjes së tyre në Champions, javën e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI