Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Super Tottenham: City shembet në shtëpi në minutën e 95'

Lapsi.al 19 February 2022
Video/ Super Tottenham: City shembet në shtëpi në minutën e

Tottenham fiton një ndeshje impresionuese: 3-2 në shtëpinë e Manchester City, një rezultat që rihap plotësisht Premier League. Citizens tashmë janë vetëm 6 pikë përpara Liverpool, që priste vetëm një 'nder' nga Conte për të qenë në lojë për titullin kampion.

Në Etihad, londinezët e nisën fuqishëm dhe pas 4 minutash kaluan në avantazh: Kane shërbeu për Son, që pasi tërhoqi Ederson nga vetja i dhuroi një top të përsosur Kulusevskit, me ish-juventinin që me portën bosh nënshkroi 1-0. Skuadra e Guardiolës tentoi të reagojë dhe mbështetet te Cancelo, i cili pas një slalomi të shkëlqyer në zonë tentoi me të djathtën në kthesë, duke fshikulluar kryqëzimin e shtyllave. Vendasit këmbëngulën dhe në të 20' goditën shtyllën me Gündogan, përpara se barazimin e merituar 1-1, të arrinin në minutën e 33′: Lloris i mashtruar nga prania e De Bruyne largoi keq topin e futur në qendër nga Sterling, duke favorizuar kështu majtas Gündogan që barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë u luajt i njëjti skenar: City sulmoi, Tottenham u përpoq t'i përgjigjet me kundërsulm. Në minutën e 59, Spurs rikthehen në avantazh: një krosim i Son është i përpiktë për Kane, i cili firmosi 2-1. Vetëm pesë minuta dhe Ederson shpëtoi rezultatin përballë sulmuesit anglez, duke mbajtur gjallë Guardiolën. Nga ana tjetër, megjithatë, Lloris u detyrua të bëjë një mrekulli ndaj Gündogan. Në minutën e 73', ndeshja u duk se u mbyll, kur Kane kontrolloi krosimin e devijuar të Kulusevskit, duke mposhtur Ederson në shtyllën e parë, por goli u anullua për pozicion jashtë loje në fillimin e aksionit të suedezit. Në fund fati u duk se u tall me Conten, sepse Romero shkaktoi penalltinë e transformuar në minutën e 92 nga Mahrez, që barazoi rezultatin. Por pikërisht në momentin kur barazimi u duk i vendosur, erdhi goli që vendosi ndeshjen: Kulusevski shërbeu në qendër për Kane, i cili me kokë shënoi 3-2 përfundimtar në minutën e 95'. Një sukses që rinis Tottenhamin drejt zonës së Ligës së Kampionëve, ndërsa City sheh avantazhin ndaj Liverpool të zvogëlohet: Reds janë tani në -6 dhe me një ndeshje më pak se Guardiola, në humbjen e tretë në kampionat.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI