Flash

Video/ Ëndërronte vendin e parë, Sassuolo zbret Interin me këmbë në tokë: Inzaghi mbetet pas Milanit

Lapsi.al 20 February 2022
Video/ Ëndërronte vendin e parë, Sassuolo zbret Interin me

Interi rrëzohet 0-2 në shtëpi ndaj Sassuolos në javën e 26 të Serie A dhe humbet mundësinë e parakalimit të Milanit në krye të renditjes. Një pjesë e parë me nuanca të forta jeshilzi, me golat e Raspadorit (8') dhe Scamaccas (26') që drejtuan menjëherë ndeshjen, para traversës së Berardit. Në pjesën e dytë, Interi u hodh në sulm, por u përplas me një Consiglio të shkëlqyer, ndërsa prapa rrezikoi disa herë të kapitullonte. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Inzaghi bën një tjetër hap fals.

Shpresonte parakalimin ndaj Milanit, por një Inter me këmbë të rënduara dhe veçanërisht me mendjen diku tjetër u përplas me lehtësinë e një ndeshje pa objektiva për Sassuolon. Një rezultat zhgënjyes për zikaltrit që mbeten -2 nga kushërinjtë e tyre, të ndalur dje në Salerno. Raspadori dhe Scamacca hapën mini-krizën e parë të kampionëve italianë, të cilët nesër mund të përfundojnë edhe pas Napolit, ndonëse gjithmonë duhet të rikuperojnë ndeshjen me Bolonjën. Sigurisht, mungesa e Brozovic peshoi shumë, por skuadra e Inzaghit konfirmoi se po përjeton një moment delikat. E theksuar në mënyrë perfekte nga skuadra e Dionisit, vdekjeprurëse në kundërsulm, e aftë (dhe me fat) për të përballuar presionin në pjesën e dytë, kur Interi vërtet i provoi të gjitha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI