Flash

Tirana më keq se Milani, humbet kundër vendit të fundit: Kastrioti shemb kryesuesit, goditet Gjumsi

Lapsi.al 20 February 2022
Tirana më keq se Milani, humbet kundër vendit të fundit:

Neglizhencë apo cështje fati, mbetet e paqartë, por nuk është hera e parë që një skuadër që kryeson kampionatin, ndalet nga ata që mbyllin renditjen. E pësoi Milan një ditë më parë në Itali, shkon edhe më keq për Tiranën në transfertën e Kamzës, kundër Kastriotit. Skuadra krutane ka arritur të marrë tre pikë që për momentin e ngjeshin me zonën e shpëtimit, duke i lënë vendin e fundit Skënderbeut. Dorëzohet 2-1 skuadra e Shehit, nën goditjet e dy golave të brazilianit Kaina Nunes, ndërsa debutuesi Dijar Nikqi shënoi shumë vonë që bardheblutë të mendonin për më shumë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 14′ pikërisht nga Kaina Nunes me sulmuesin të aftë të devijojë nën portë, duke I dhënë një avantazh motivues Kastriotit. Kryeqytetasit e ndjenë goditjen e marrë, në një ndeshje agonistike, ku kundërshtari luante për jetë a vdekje. Skuadra e Emiljano Çelës madje shpërdoroi shumë raste për golin e dytë, por pa mundur që të finalizonin si duhet.

Rikthimi i Seferit nuk bëri efektin që Shehi shpresonte, edhe pse golashënuesi u mundua të zgjidhte ndeshjen në mënyrën e tij. Kastrioti preferoi kundërsulmin në pjesën e dytë, duke shpresuar në hapjen e kundërshtarit që ishte në kërkim të barazimit dhe e shfrytëzoi strategjinë minutën e 82’ kur Kaina Nunes shënoi golin e dytë për krutanët.

Sfida u duk sikur u hap me realizimin e golit të Dijar Nikqit, por ndeshja përfundoi me triumfin e krutanëve. Në fund plasi gjithçka ku Aldi Gjumsi u godit nga një send në kokë nga tifozeria krutane dhe la fushën i dëmtuar. Kjo fitore e ngjit Kastriotin një pozicion më lart, teksa lë pas shumë javësh vendin e fundit dhe duke koleksionuar 18 pikë, ndërsa Tirana me këtë hap fals mbetet në 46 pikë, por ndjen Laçin pranë pas fitores me Kukësin në -3 dhe me ndeshjen direkte javën e ardhshme.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI