Flash

"Nuk ka zgjedhje në FSHF": Gjykata vendos pezullimin, FSHF hesht në pritje të raportit të UEFA-s

Lapsi.al 21 February 2022
"Nuk ka zgjedhje në FSHF": Gjykata vendos pezullimin, FSHF hesht

Asamblea e Zakonshme e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do të zhvillohet, me ndërhyrjen e re të institucioneve të drejtësisë, që kanë pezulluar procedurat. Gjykata e Tiranës është shprehur sot, përmes një vendimi, që në të njëjtën kohë rrëzon kërkesën e FSHF-së për pezullimin e gjyqtarëve që kishin marrë të njëjtin vendim një javë më parë, ku njoftohet bllokimi i zgjedhjeve të 2 marsit, në të cilën do të zgjidhej edhe kreun i FSHF-së.

Pas Gjyqtares F. Osmani edhe Gjyqtari F. Kapllani ka vendosur pezullimin e zgjedhjeve të FSHF-së, me kërcënimin se moszbatimi i vendimit të kësaj Gjykate është shkelje penale dhe sjkelësit do të përballen me një sanksion prej 2-3 vjet burg. Për momentin nga FSHF ka vetëm heshtje, duke qenë se janë në pritje të raportit që do të mbërrijë nga UEFA, pas përpilimit të tij nga delegacioni që qeveria e futbollit kontinental kishte dërguar për monitorimin e zgjedhjeve.

Nëse sipas raportit të misionit UEFA, gjithcka që lidhet me procedurën e zgjedhjeve, edhe për Shoqatat Rajonale të Futbollit, konsiderohet e rregullt e në të njëjtën kohë arsyetohet për ndërhyrje të politikës në cështjet e futbollit, atëherë do të ketë zhvillime të forta e përballje me sanksione, që mund të nisin që me spostimin e finales së Conference League, që është programuar për në Tiranë, drejt një destinacioni të ri.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI