Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Brazili ka humbur tifozët, Neymar nuk e fsheh zhgënjimin: “Për këtë gjeneratë Kombëtarja nuk ka më rëndësi”

Lapsi.al 21 February 2022
Brazili ka humbur tifozët, Neymar nuk e fsheh zhgënjimin:

Duke lënë mënjanë penalltinë skandaloze, por edhe humbjen e PSG-së ndaj Nantes, Neymar i është përkushtuar një interviste me streamer-in brazilian Alexis Gaules. Sulmuesi, gjithashtu drejtpërdrejt me fenomenin Ronaldo, trajtoi çështje të ndryshme, nga Kupa e Botës, te Messi, kombëtarja braziliane dhe marrëdhëniet mes tifozëve dhe Seleçãos.

Pak muaj para Katar 2022, O Ney foli për ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës, të gjashtën për Brazilin. Sulmuesi tregoi se cilët sipas tij janë kundërshtarët për t'iu frikësuar: “Franca po ecën shumë mirë. Gjermania dhe Argjentina mund të jenë gjithashtu kampione. Spanja ka një trajner fantastik”.

Duke folur për ekipet kombëtare, Neymar ka dashur të shprehë edhe zhgënjimin e tij për hendekun që është krijuar mes brazilianëve dhe Seleçãos: “Është e trishtueshme që publiku është distancuar. Për këtë gjeneratë, kur luan kombëtarja nuk ka më rëndësi. Sot Kombëtarja është distancuar nga njerëzit, nuk e di pse, por e shoh gjatë ndeshjeve. Komentohet pak, pak e dinë kur luajmë. E kjo është dicka e keqe, është e trishtueshme. Kur isha fëmijë, ndeshja e kombëtares ishte një ngjarje e madhe. Vareshin flamujt brazilianë në dritare ose në ballkon. Bëhej barbekju, gjyshet dhe nënat përgatisnin tortën. Ishte një ngjarje shumë e ndjerë në shtëpi. Sot nuk e shoh më atë rëndësi. Nuk e di se si arritëm në këtë pikë, shpresoj që gjithçka të kthehet në mënyrën si ishte disa vite më parë”.

Neymar foli edhe për miqësinë e tij me Messin: “Kur ishte mundësia që ai të vinte në Paris, isha shumë i lumtur. Skuadra duhet ende të përgatitet, por këtu duam të shkruajmë historinë”. Braziliani rrëfeu se ishte përpjekur të kthehej në Camp Nou për të luajtur sërish me mikun e tij argjentinas, por edhe për t'i shpëtuar kritikave në Francë. Një përpjekje që më pas dështoi: "Unë u përpoqa të kthehesha në Barcelonë, bëmë gjithçka, por nuk ishte e mundur".

Po për të ardhmen? Një rikthim në Brazil dhe Santos mund të jetë një mundësi, por ka një destinacion tjetër që e tërheq brazilianin: “Do të doja të luaja në MLS për të paktën një sezon. Duket sikur luhet vetëm 3 ose 4 muaj dhe pjesa tjetër është pushim”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI